Friday, September 20, 2024

Abissnet Superiore-Java e 23-të luhet në mesjavë, mërkurë-enjte. Duele për kreun dhe mbijetesen

Lexo

Nuk ka pushim për Kategorinë Superiore të Futbollit shqiptar. Sipas planifikimit të sektorit të garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshjet e javës së 23-të do të luhen në mesjavë të ndara në dy ditë. Kalendari ka ofruar duele interesante, të cilat vlejnë për kreun dhe konkretisht zonën europiane, si dhe lufta për mbijetesë në Superiore.

Ballafaqimet e kësaj jave nisin që të mërkurën me dy ndeshjet e planifikuara të luhen në orën 16:45. Kryesuesit e tabelës së klasifikimit, bardheblutë e Tiranë luajnë në transfertë duke u ndeshur me Teutën pritëse, por që ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak të punimeve akoma të papërfunduara në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Sfidë kjo e rëndësishme për të dyja skuadrat, durrsakët për t’u ngritur në renditje dhe bardheblutë për të ruajtur diferencen me ndjekësit.

Ndërkohë, në të njëjtën orë, 16:45, në stadiumin “Air Albania” luhet ndeshje, Partizani-Kukësi, dy skuadra që vijnë pas barazimeve të javës së 22-të, me të kuqtë pritës e vendit të pestë në renditje që synojnë përfshirjen në zonën europiane dhe kuksianët të tretët, por që në ndeshjet e fundit kanë pasur jo pak luhatje.

Java e 23-të e Superiores vijon më pas ditën e enjte me tre takime të tjera, dy të parët, Laçi-Egnatia dhe Kastrioti-Skëndërbeu, të planifikuar për në orën 13:45, si dhe dueli i fundit që mbyllë kalendarin e kësaj jave, Vllaznia-Dinamo i cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45. Në dy duelet që do të luhen në Laç dhe Krujë, krahas kurbinasve që kërkojnë të mbeten në vendin e dytë, tre skuadrat e tjera, Egnatia, Kastrioti dhe Skënderbeu kanë ndeshje që u duhen patjetër pikët e mbijeteses.

Sa i përket çiftit, Vllaznia-Dinamo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, duhet thënë se përballen dy skuadra tradite, ballafaqimi i të cilave ka dhuruar përherë emocione. E tillë ka qënë edhe ndeshje e fazës së parë, ku kuqeblutë fituan me rezultat të thellë 6-3. Të dyja skuadrat vijnë pas barazimeve të javës së kaluar, blutë 0-0 me Partizanin dhe Vllaznia 2-2 me Skënderbeun në transfertë. Kuqeblutë që mbajnë vendin e katërt në renditje me 35 pikë do të kërkojnë tre pikëshin  qëndrueshmërisë në zonën europiane, ndërsa për miqtë dinamovitë, pikët, nëse do të arrijnë t’i marrin vlejnë për t’iu larguar zonës së ftohtë të fundtabelës së klasifikimit.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 23-të Superiore

02.03.2022(E mërkurë)
Teuta-Tirana 16:45
Partizani-Kukësi 16:45

03.03.2022(E enjte)
Kastrioti-Skënderbeu 13:45
Laçi-Egnatia 13:45
Vllaznia-Dinamo 16:45

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img