Friday, September 20, 2024

Eduard Prodani njihet nga FSHF si kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë

Lexo

Prodani është ftuar që të marrë pjesë nesër në punimet e Asamblesë së FSHF-së.

Ky vendim i FSHF-së vjen pasi gjykata njohu Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës, dhe jo Krenar Alimehmeti që fitoi në Asamblenë e mbledhur nga Federata.

Prodani ka bërë një postim në rrjetin Facebook duke falënderuar mbështetësit e tij.

Postimi i plotë:

“Anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë

Më në fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm të zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës. Beteja për transperencë dhe lufta për drejtësi ja vlejti.

Tashmë Tirana do të ketë një përfaqësi të vërtetë për futbollin e në shërbim të futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do të jem zëri juaj dhe avokati i tërë komunitetit të futbollit në kryeqytet.

Falenderoj të tërë ata që më besuan, më inkurajuan dhe më mbështetën në këtë përpjekje.

Mezi pres t’ja nisim punës së bashku!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img