Sunday, May 19, 2024

(Video)Superliga U21-Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund Laçin 1-0. Supergol nga këndi i Uheid Hoxhës

Lexo

Vllaznia U21-Laçi U21 1-0 (Shënues: Uheid Hoxha 42’)

Pas disa rezultateve jo të mira, 21 vjeçarët e Vllaznisë rikthehen tek fitorja në javën e 17-të të Superligës së futbollit për këtë grupmoshë teksa mundin Laçin me rezultatin 1-0. Këtë sukses ia ka dhënë mesfushori shkodran Uheid Hoxha, i cili shënoi një supergol përmes një ekzekutimi perfekt direkt nga goditja e këndit. Gol ky i shënuar në minutën e 42-të, i cili mbyllin pjesën e parë me avantazhin e kuqebluve me rezultatin 1 me 0.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri anglez  Deano Sibson, e cila në ndryshim nga ndeshjet e mëparshme kishte më pak lojtarë nga ekipi i parë, vazhdon të luajë mirë edhe në pjesën e dytë. Prania edhe e stafit të ekipit të parë me në krye trajnerin Thomas Brdariç, ishte një motiv më tepër për futbollistët kuqeblu për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës, duke dashur të bindin drejtuesit kuqeblu se vlejnë për kalimin në Vllazninë e madhe.

Edhe pse ishte në avantazh të një goli, Vllaznia vazhdoi të sulmojë në portën kundërshtare në kërkim të golit të sigurisë. Dhe, për këtë rastet nuk munguan, por meritë edhe të portjerit mik rrjeta laçjane nuk u prek më.

Nga ana tjetër, edhe kurbinasit 21 vjeçarë bënë një pjesë të dytë të mirë, dhe për hirë të së vertetes vizituan disa herë portën kuqeblu, por gatishmëria e dy metroshit të portës shkodrane, Entoni Shkoza id ha qetësinë e duhur Vllaznisë, e cila e mbylli të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 0.

Fitorja ndaj Laçit, e cila e ngre në kuotën e 30 pikëve, vazhdon ta mbajë Vllazninë në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit, ndërkohë që mbi Vllazninë janë Kukësi i vendit të tretë, Dinamo e vendit të dytë dhe Bylisi kryesues me 38 pikë.

(Video: Pamje nga ndeshja Vllaznia U21-Laçi U21 1-0)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img