Monday, November 25, 2024

Kastrioti fiton “finalen”, Laçi-Egnatia ndahen pa gola

Lexo

Kastrioti ka fituar “finalen” e mbijetesës. Ndeshja ka përfunduar 1-0 me Skënderbeun në Kamëz. Sfida e javës së 23 në Superligë është vendosur nga një autogol i Randy në minutën e 26 të takimit, teksa në fillimin e ndeshjes arbitri Xhaja u detyrua të nxirrte dy herë kartonin e kuq.

Ende pa dalë skuadrat në fushë, një grindje e Didës dhe Bajramit në tunelin e dhomave të zhveshjes, ka bërë që dy trajnerët të ndryshonin formacionin duke zëvendësuar dy lojtarët e larguar me karton të kuq.

Sfida ishte e luftuar dhe me grintë, ndërsa në fund tri pikët shkuan për vendasit. Kastrioti pas 23 ndeshjeve mban vendin e tetë me 21 pikë, duke lënë Skënderbeun në vendin e fundit me 17 pikë. Krizë te korçarët, që kanë humbur busullën e fitores dhe rrezikojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërsa ndeshja mes Laçit dhe Egnatias ka përfunduar në shifrat 0-0, por ka nxjerrë një fitues, Tiranën. Pas këtij ndalimi të Laçit, diferenca me Tiranën kryesuese shkon në 8 pikë. Pjesa e parë ishte disi më e qetë, teksa kurbinasit ishin të tronditur edhe nga ajo e humbje e fundit me bardheblutë.

Por shanset në të dytën ishin të panumërta. Tre herë është ndalur topi në shtyllë, teksa Puja ka treguar nivelin e lartë me goditjen mjeshtërore të Ujkës që po shkonte drejt cepit të portës. Portieri i Egnatias i mohoi golin, ndërsa Guindo përfundoi në një rast si mbrojtësi i munguar i Egnatias.

Me portën e boshatisur, bëri më të vështirën duke nxjerrë topin jashtë portës për të spastruar gjithçka. Një pjesë e dytë e kthyer gati me një portë, por nuk munguan disa raste të Egnatias që kryesisht me anë të Pedro Augustos kërkuan të rrezikonin portën e kundërshtarit. Në fund një pikë që e nxjerr ekipin e Ramadanit nga zona e ftohtë dhe një pikë që e largon Lacin nga Tirana. 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img