Monday, November 25, 2024

(Pas ndeshjes) Tirana-Partizani 0-0, opinionet e trajnerëve kundërshtarë, Shehi dhe Mehmeti

Lexo

Orges Shehi(Trajner i Tiranës): Jam i kënaqur me skuadrën, vetëm gola na mungoi!

“Tirana ka dal e kënaqur ng kjo ndeshje me atë që kemi bërë në fushën e lojës, por në çdo ndeshje duam maksimumin. Mendoj se Seferi ka bërë ndeshje shumë të mirë, edhe Xhixha që nuk është në formën e tij më të mirë, doli disa herë para porte. Jemi të kënaqur që dolëm shumë herë para portës, edhe pse nuk shënuam. Goli është qershia mbi tortë, por e rëndësishme është që skuadra prodhon lojë dhe nuk e lejon kundërshtarin të afrohet te porta. Ishte një ndeshje e mirë, mungoi vetëm goli dhe në futboll ndodh edhe kështu. Kampionati është në fazë që luan ndaj çdo skuadre. Sot luajtëm më grint dhe barazimi i Laçit nuk na qetësoi. Kemi dalë para porte shumë mirë, mund të kishim goditur edhe më shumë portën. Në metrat e fundit u nxituam pak dhe nga dëshira e madhe gabuam duke mos qenë të qetë. Ne mund të gjenim një alternativ më të mirë, por e dimë që mund të sulmojmë më shumë me topa pas shpine. Totre dhe Limaj ishin të markuar mirë e për këtë arsye luajtëm nga krahët”

Dritan Mehmeti(Trajner i Tiranës): Dominuam në pjesën e dytë, patëm mundësi edhe të fitonim!

“Ashtu siç u interpretua ndeshje, ata ishin më dominues në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, dominuam ne. Ai rast i Juniorit është i pafalshëm, derbi nuk të jep shumë mundësi të tilla. Gjithsesi, ky është futbolli. Falenderoj të gjithë për atë që dhanë sot, falenderoj edhe tifozët. Në pjesën e parë ndërmjet linjave, pas shpinës së mesfushës, nuk u lidhëm dot me Kallakun. Spostimi i Malës në mesfushë na dha më shumë shpejtësi.  Më pas, erdhi mundësia e Junior, i cili mund të konkretizonte rastin. Duhet të ishim në linjat e mesfushës më të sinkronizuar.  Junior është një lojtar që duhet të bëjë diferencën, por nuk po kalon një moment të mirë.  Cara ka qenë zgjedhja ime për pjesën e dytë, pasi ka shpejtësi dhe mendova që t’i zinim në kundërsulm. Skuka është një lojtar që kërkon thellësi, ai është një lojtar që dëshiron të driblojë. Mbase presioni i derbit bëri që mos të japë maksimumin.  Ka patur një sinkronizim të mirë edhe me Rrapajn. Më pëlqen ritmi i skuadrës, ka patur ndeshje që duhet të fitonin me patjetër. Kemi shpërdoruar shumë raste. Kemi shpërdoruar edhe me Vllazninë. Më vjen keq, pasi kjo është një punë që do shumë mund. Unë kam patur besim që në fillim te kjo skuadër. Kemi djem shumë të mirë dhe profesionistë, Partizani duhet të arrijë aty ku e meriton. Do e shikojmë javën që vjen, sesi do shkojnë gjërat, nuk e mendoj fundin akoma”.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img