Saturday, May 18, 2024

Ballkaniada e Turqisë-Gega dhe Smajlaj, kampionë Ballkani. Rekord i ri për Gegen në salla të mbyllura

Lexo

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj vijojnë të jenë krenaria e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur dhe këtë shtunë në Stamboll, ndërsa si Gega, ashtu dhe Smajlaj janë Kampion Ballkani në salla të mbyllura. Gega është kampione e Ballkanit në 3000 metra me 9’15”11, si dhe nënkampione e Ballkanit në 1500 metra me 4’13”25.

Dhe duke qenë se numëron tetë medalje radhazi vetëm në salla të mbyllura nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medieve turke për ta intervistuar menjëherë. Ndërkohë Izmir Smajlaj ka zënë vendin e parë në kërcim së gjati me 7.79 metra, ndërsa në kërcimet e tjera bëri dy faulla dhe pati rezultatet 7.66 metra dhe 6.28 metra.

Franko Burraj ishte i shtati në 400 metra me 48”08, kurse Eraldo Qerama zuri vendin e dhjetë në 800 metra me 1’53”41, sikurse Leandro Çardaku u rendit i tetëmbëdhjeti në 60 metra me 7”14. Për femra Joana Hazisllari me 5.75 metra në kërcim së gjati u rendit e teta.

Kështu Gega dhe Smajlaj vijojnë të bëjnë mirë në Ballkaniadë, ndërsa shpresohet të jenë të tillë dhe në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura më 18-20 mars.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img