Sunday, November 24, 2024

Rocco Vata në ekipin e parë të Sëlltikut, aty ku i ati, Rudi Vata ka fituar Kupën e Skocisë

Lexo

Mbiemri Vata është pjesë e rëndësisme e klubit të njohur skoces Sëlltik i Gllazgout. Më herët, shkodrani Rudi Vata do të shkruante historinë si i pari shqiptar që luan titullar dhe madje fiton edhe Kupën e Skocisë me ekipin e njohur Sëlltik.

Ndërkohë, që tashmë është një tjetër Vatë që po shkëlqen për ngjyrat e klubit skocez. Bëhet fjalë për Roco Vatën, djalin e ish kapitenit të njohur të kombëtares shqiptare, Rudi Vata. Një futbollsit me parametra optimal, fizikë dhe teknikë, i cili edhe pse jo më shumë se 15 vjeç, është bërë shumë i njohur, jo vetëm me ecurinë pozitive të ekipeve zinxhir të Sëlltikut, por edhe me paraqitjet dinjitoze të kombëtares së moshave të Irlandës.

Aktualisht, Rocco është pjesë edhe ekipit të rritur B të Sëlltikut, por skuadra e parë ka vendosur ta përfshirë në gjirin e saj për ndeshjen e radhës. Të hënën, Sëlltik luan ndeshjen çerekfinale ndaj Dandi Junajtetd, dhe ermi i Rocco Vatës është ipërfshirë në listën e grumbullimit për këtë ndeshje. Nga sa bëhet e ditur, trajneri Sëlltikut Xhon Kenedi,  parapëlqen shumë cilësitë e Roccos, me të cilin beson dhe shpreson se shumë shpejt do të kapë nivelet e larta të një futbollist të kalibrit botëror.

Natyrisht, që ky është një lajm fantastik për djaloshin e talentuar që mban tre pasaporta, shqiptare për nga i ati, Rudi Vata, irlandeze për nga e ëma, si dhe skoceze, aty ku prej shumë vitesh jeton familja Vata.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img