Sunday, November 24, 2024

Lajme të mira nga kampi kuqeblu. Titullarët drejt rikuperimit, gati për sfidën ndaj Partizanit

Lexo

Në pritje të 30 marsit, ditë kur Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Partizanit, ka lajme të mira nga kampi kuqeblu. Bëhet fjalë për infermierinë, e cila prej disa ditësh ka qënë e ngarkuar me futbollistë titullarë, të cilët për arsye dëmtimesh kanë qënë të detyruar të konsumojnë seanca të tëra terapie me specialistët përkatës.

Bëhet fjalë për kapitenin Erdenis Gurishta, mesfushorin Fjoart Jonuzi si dhe sulmuesin Viktor Da Silva, mungesa e të cilëve, respektivisht në mbrojtje, mesfushë dhe sulm, për hirë të së vertetes ka dhënë ndikimin e vet negativ në lojën e kuqebluve.

Që të tre futbollistët në fjalë, ditët e fundit, kanë vijuar të jenë pjesë aktive e seancave stërvitore të kuqebluve, të cilat tashmë po zhvillohen në fushën komode të stadiumit “Reshit Rusi”.

bën të ditur stafi mjeksor, por edhe vetë futbollistët, nga kjo treshe, Jonuzi e ka lënë pas tërësisht dëmtimin dhe tashmë është i gatshëm të jetë në fushën e lojës, nëse tekniku Plori do t’ia kërkojë një gjë të tillë.

Ndërkohë, ndonëse akoma nuk janë në 100 përqindëshin e tyre, sinjale shumë pozitive kanë dhënë sidomos gjatë seancës stërvitore të së mërkurës, edhe kapiteni Erdenis Gurishta, si dhe sulmuesi Brazilian, Viktor Da Silva, të cilët falë edhe ditëve që janë në dispozicion për arsye të ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë, janë të gjitha mundësitë që për të mërkurën e ardhshme të jenë gati për skuadrën. Duke iu referuar përballjes së parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, kuqeblutë duket kanë një avantazh, pasi për arsye të mbylljes së stadiumit “Air Albania”, edhe pse është pritës në sfidën e parë, Partizani është i detyruar ta zhvillojë ndeshjen jashtë Tiranës, ku është fiksuar stadiumi “Elbasan Arena”.

Pas asaj që ndodhi në Rrogozhinë, me humbjen 3-0 ndaj Egnatias vendase për kampionat, stafi, futbollistët dhe presidenca kuqeblu janë ndalur gjatë për këtë ndeshje duke analizuar gabimet dhe defektet e shfaqura në të. Dhe, reflektimi pritet të jetë i menjëhershëm që në ndeshjen e Kupës, e cila vlen shumë për fitimin e një bilete Europiane. Një fitore të sfidës së parë në “Elbasan Arena”, hap rrugën e kualifikimit në ndeshjen e kthimit, takim që do të zhvillohet pas dy javësh në “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img