Monday, November 25, 2024

Superliga U-21, Vllaznia dy fitore brenda javës. Arjet Bizi dhe dopieta e Armir Osmanit, mundin Turbinën 0-3

Lexo

Turbina-Vllaznia 0:3

Shënues: Arjet Bizi, Armir Osmani(2)

Vllaznia: Lukaj, Leka, Shimaj, Pusi, Dulaj, Muliu, Peku, Bizi, Aliu, Osmani, Pishinxa. Trajner: Deano Sibson(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Xhilaj, Troshani, Zylja, Bushaj, Kastrati)

Kishte 6 ndeshje pa fituar, por këtë javë, nga e marta në të enjte, Vllaznia U-21 ka realizuar 2 fitore radhazi. Të martën mundi në Shkodër Teutën e Durrësit me rezultatin 3 me 1, ndërkohë që dy ditë më pas, pasditen e së enjtes realizon fitoren tjetër duke mundur në transfertë Turbinën me rezultatin 0-3.

Në ndeshjen e  djeshme, serinë e golave e ka hapur Arjet Bizi, i cili në minutën e 21-të, përmes një veprim të bukur në zonën vendase godet saktë duke shënuar golin e parë për Vllazninë. Me golin e Bizit mbyllet pjesa e parë duke mbajtur në fuqi avantazhin 0 me 1.

Në 45 minutat e dyta, në skenë del golashënuesi i njohur kuqeblu, Armir Osmani, i cili tund edhe dy herë të tjera rrjetën e portës cërrikase duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 0 me 3.

Ky është goli i nëntë që shënon sulmuesi i 21 vjeçarëve të Vllaznisë, Armir Osmani duke qënë golashënuesi më i miri i skuadrës kuqeblu i ndjekur nga kolegu i tij i skuadrës Eraldo Deda me 7 gola.

Me fitoren e djeshme në transfertë, Vllaznia U-21 e drejtuar nga dyshja e trajnerëve Sibson-Borshi ka mbërritur në kuotën e 36 pikëve dhe pas javës së 21-të të Superligës së 21 vjeçarëve mban vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img