Sunday, November 24, 2024

Basketboll- Para Eliminatoret e Botërorit 2023, trajneri Bilali mesazhe falenderuese

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka zhvilluar dy ndeshjet e radhës për fazën para-eliminatore të Botërorit 2023. Falë periudhës së pandemisë, ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Portugalisë janë zhvilluar pa tifozë, me sistem grumbullimi në Portugali. Të dy takimet në fjalë janë humbur nga kombëtarja e Shqipërisë. Në të parin, Bjellorusia fitoi me rezultatin 90-50, ndërkohë që në të dytin portugezët fituan me rezultatin 88 me 70. Nga sa bëhet e ditur, faza e tretë para-eliminatore të Botërorit 2023 në basketboll për meshkuj do të luhet në muajin shkurt, ku Shqipëria ka në kalendar edhe dy ballafaqime të tjera.

Mesazhi i trajnerit Afrim Bilali

Përpos rezultateve që prodhuan dy ndeshjet përballë Bjellorusisë dhe Portugalisë, për trajnerin e kombëtares së basketbollit meshkuj, shkodranin Afrim Bilali, e rëndësishme ishte pjesëmarrja e kombëtares kuqezi në këtë fazë eleminatore, kur kemi parasysh që për efekt të situatës së pandemisë, basketbolli në Shqipëri vazhdon të jetë i bllokuar.

“Sot dua të bëj një falenderim të veçantë si trajner i Ekipit Kombëtar!

Do e filloj me Presidentin Avni Ponari, i cili e ka mbështetur sportin e basketbollit që në vitin 2002 si president i ekipit Valbona Basket, e vazhdon ta mbështes atë si Presidenit i FSHB.

Do e vazhdoj falenderimin tim për njerëzit e federates, të cilët edhe pse nuk duken, pa përkushtimin e tyre dhe punën pa orar ekipi kombëtar nuk do e kishte të lehtë në këtë kohë pandemie përfaqësimin e shtetit Shqiptar.

Dua të falenderoj Stafin e ekipit Kombëtar, Mikel Serbo, Bruno Hoxha, Bat Kastrati, si dhe të gjithë lojtarët që u përgjigjen fteses së Ekipit Kombëtar, të cilët me përkushtim maksimal arriten të bëjnë punën e tyre në këtë kohë të vështirë. Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit!!!

Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë ju, që në një kohë, ku basketbolli është mollë e ndaluar në Shqipëri prej 9 muajsh tashmë, arritëm ta përfaqësojmë Shqipërinë me më të mirën e mundshme, panvarësisht mungesave.”, -përfundon mesazhin e tij falenderues, trajneri i ekipit kombëtar të basketbollit meshkuj, Afrim Bilali.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img