Monday, November 25, 2024

FSHF-Zyrtare: Gjykata heq masën e pezullimit për Presidentin Duka dhe Sekretarin Shulku, vijojnë punën në krye të institucionit

Lexo

Problemet dhe akuzat e shfaqura në lidhje me proçedurën e zgjedhjeve në FSHF, bënë që Gjykata e Tiranës të pezullonte nga detyra Presidentin Armand Duka, Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku, si dhe Ardian Haçi.

Realisht, edhe pse me masë pezullimi, dy zyrtarët e lartë të FSHF-së nuk e ndërprenë për asnjë çast marrëdhënien me institucionin e tyre, madje duke përfaqësues Shqipërinë edhe në veprimtri të rëndësishme ndërkombëtare.

Por, tashmë, me një vendim tjetër të Gjykatës së Tiranës, zyrtarisht, masa e pezullimit për Dukën dhe Shulkun është hequr duke lejuar personat në fjalë të vijojnë ushtrimin e detyrës së tyre në krye të institucionit, ndërkohë që mbetet i pezulluar akoma zyrtari tjetër, Ardian Haçi.

Nga sa bëhet e ditur, edhe pse Duka dhe Shulku janë rikthyer zyrtarisht në detyrë, Gjykata e Tiranës do të vijë të hetojë akuzat ndaj tyre për “shpërdorim detyre” pa masë pezullimi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img