Pogradeci sfidon Ilirinë, e mund 3-0 dhe merr kreun e renditjes së Kategorisë së Parë

Pogradeci-Iliria 3-0(Shënues: Kasmollari 44’, Godsuill Cinuendu 70’, 92’)

Pogradeci e ka nisur me këmbën e mbarë javën e 12-të të Kategorisë së Parë duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 përballë Ilirisë  në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën liqenore që falë këtyre tri pikëve ngjitet përkohësisht në vendin e parë të renditjes.

Momenti që ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e takimit erdhi në minutën e 28-të kur Santiago Selmani i Ilirisë u ndëshkua me karton të kuq pas një veprimi antisportiv duke tentuar të kafshonte futbollistin e Pogradecit Mateo Shanaj dhe kështu miqtë u detyruan të vijonin pjesën e mbetur të ndeshjes me një lojtar më pak.

Pogradeci shfrytëzoi avantazhin numerik dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë.

Ishte Kasmollari ai që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-të duke i dhënë qetësinë e nevojshme skuadrës së drejtuar nga Dritan Mehmeti.

Në pjesën e dytë liqenorët vijuan të kontrollonin lojën dhe gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës.

Godsuill Cinuendu u bë protagonist absolut duke realizuar një dopietë në minutën e 70-të dhe në minutën e 92-të për të vulosur suksesin 3-0 të Pogradecit.

Një triumf me peshë për liqenorët të cilët shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe marrin kreun e Kategorisë së Parë me dy pikë më shumë se Besa dhe Iliria që mbeten në ndjekje duke dhënë kështu një sinjal të fortë në garën për objektivat sezonalë.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe