Tuesday, November 26, 2024

Superliga U21/Vllaznia-Apolonia 5-0. Shënojnë, Çoba, Pusi, Bizi, Smajli, Deda. Kuqeblutë, 3 fitore radhazi me golaverazh 11-1

Lexo

Në harkun kohor të një jave, Vllaznia U-21 ka regjistruar fitoren e tretë radhazi. E nisi me Teutën duke e mundur në “Reshit Rusi” me rezultatin 3-1, vijoi me fitoren tjetër në transfertë me Turbinën m rezultatin 0-3, ndërkohë që sot fiton me një tjetër rezultat të thellë, 5 me 0 ndaj Apolonisë së Fierit. Tre ndeshje, tre fitore dhe me 11 gola të shënuar dhe 1 të pësuar, një bilanc ky pozitiv për skuadrën kuqeblu, çka duket se ngërçi që i shoqëroi në 6 ndeshje pa fituar, tashmë ka kaluar plotësisht.

Sfida e sotme, Vllaznia-Apolonia, e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” për llogari të javës së 22-të të Kategorisë së Superligës U-21 ka folur vetëm për Vllazninë, e cila ka tundur plot pesë herë rrjetën e portës kundërshtare.

Megjithatë, edhe goli i parë erdhi shumë shpejt, që në të 15-tën minutë me autor Çobën, pjesa e parë do të mbyllej me fitoren minimale të Vllaznisë.

Ndërkohë, shpërthimi i djemve të drejtuar nga trajneri Deano Sibson dhe kolegu i tij Ergi Borshi ka ardhur në pjesë e dytë duke e dërguar edhe katër herë të tjera topin në rrjetën fierake.

Golat në këtë pjesë të dytë kanë për autor Pusin në minutën e 65-të, Bizin 76’, Smajlin 81’ dhe Deden në 88’.

5 me 0 për Vllazninë, dhe pas javës së 22-të, kuqeblutë mbërrijnë në kuotën e 39 pikëve, po aq sa ka edhe Kukësi. Nërkohë, tabelën e klasifikimit e kryeson skuadra ballshiote Bylis me 48 pikë e ndjekur nga Dinamo me 44 pikë dhe Tirana 40 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img