Saturday, May 4, 2024

(Video)Shkodrania, Emirjeta Vuksani, kampione e “Kupës së Shqipërisë dhe Kosovës, në bodybuilding dhe fitness”-Kategoria Bikini

Lexo

Një shkodrane është shpallur kampione në sportin e bodybuilding dhe fitness, Kategoria Bikini. Ajo quhet, Emirjeta Vuksani, e cila ishte pjesëmarrëse në garat kombëtare të “Kupës së Shqipërisë dhe Kosovës, Bodybuilding dhe Fitness”, organizuar me këto ditë Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe Fitness në Pallatin e Kulturës Kamëz.

Suksesi i Emirjetës nuk është i rastësishëm, pasi ai vjen si rezultat i një pasioni dhe përkushtimi që ajo ka për këtë sport.

Këtu vlen të theksohet, se lidhja me disiplinën sportive të  Bodybuilding dhe Fitness, Emirjeta e mori nga bashkëshorti i saj, Edmond Vuksani, i njohur si ndër më të suksesshmit e këtij sporti në Shqipëri dhe më tej.

Fillimisht, ajo thjesht do mbështeste të shoqin në gara. Por me nxitjen e tij u përfshi në këtë sport, dhe tashmë e adhuron jshtë mase.

Emirjeta, një grua me vullnet të hekurt, nënë e 3 fëmijëve, mbërrin tek ky titull pasi më herët ishte renditur e pesta në Kampionatin Europian të zhvilluar në Romë për Kategorinë Bikini. Pikërisht, në atë aktivitet të 28 nëntorit të vitit 2021 zhvilluar në Romë, bashkëshorti i saj, Edmond Vuksani do të shpallej Kampion i Europës në Bodybuilding dhe Fitness.

Falë këtij pasioni dhe bashkëpunimi që ato kanë në sportin Bodybuilding dhe Fitness, ato si çift bashkëshortor, menaxhojne palestren sportive “Euxhen” në qytetin e Shkodrës.

Gaspër MARKU

(Video: Pamje nga konkurimi i Emirjeta Vuksanit, në garat kombëtare të “Kupës së Shqipërise dhe Kosovës, Bodybuilding dhe Fitness”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img