Friday, November 22, 2024

Rikthehet kursi i FSHF-së për video-analist, ja kriteret që duhen për t’u regjistruar

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë së shpejti kursin e radhës për video-analistë futbolli. Roli i video-analistit është një profesion i ri në botën e futbollit, por që po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm pasi mbledh të gjithë informacionin e nevojshëm për punën e skuadrës, të trajnerëve dhe të drejtuesve. Çdo staf teknik serioz ka nevojë për një figurë të tillë për të qenë në avantazh ndaj kundërshtarëve.

Kursi do të zhvillohet duke filluar nga data 2 maj dhe do të vazhdojë për 5 ditë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë nën udhëheqjen e Alarico Rossit, Drejtorit i Sektorit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në FSHF.

Në këtë kurs do të trajtohen të gjitha çështjet që lidhen me analizën e futbollit: taktikat, përdorimin e videove, analizën e të dhënave dhe trajnimit.

Kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin e video-analistit janë si më poshtë:

  • Diplomë e Universitetit ose Shkollës Mesme;
  • Kandidati duhet të jetë pajisur me certifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
  • Njohja e mirë e gjuhës shqipe e cila mund të verifikohet përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente;
  • Dy fotografi format pasaporte.
  • Fotokopje e ID ose e Pasaportës.

Në kurs do të pranohen maksimalisht 40 (dyzetë) studentë pas seleksionimit prej komisionit. Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al , përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 25.04.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Ata që pranohen në kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 300 Euro. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike drejtoria.teknike@fshf.al.

Të investosh në arsimimin e video-analistëve do të thotë të investosh në të tashmen dhe në të ardhmen e futbollit shqiptar: falë kësaj figure, jo vetëm trajnerët, por mbi të gjitha klubet, do të kenë në dispozicion më shumë informacione për të marrë vendimet e tyre më të rëndësishme, si për ndeshjet ashtu edhe për merkaton.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img