Thursday, May 2, 2024

Volejboll-Vllaznia në gjysëmfinale. Kuqeblutë fituan dy sfidat çerekfinale me Skënderbeun 3-1

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu  3-1

(22-25, 25-12, 25-16, 25-23)

E shtunë, 8 prill 2022, ora 18.00, Pallati i Sportit i Farkës

Vllaznia: Nikolin Qafarena, Endri Jukni, Fatjon Çekini, Ardit Taflaj, Gersi Jula, Gilman Talani, Libero: Aron Dibra(U aktivizuan: Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Esmirald Peraj, Enid Daniku, Klaudio Toma. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja

Skënderbeu: Joan Sotiri, Klaudio Barçi, Vasjan Zhymi, Emanuel Driza, Santiel Kamenica, Marild Musaka, Eris Caci, Noel Shëllira, Zenel Islami.

Vllaznia në volejboll për meshkuj kualifikohet në gjysëmfinalen e fazës Play-Off. Volejbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja, fituan mbrëmjen e sotme takimin e dytë çerekfinal ndaj Skënderbeut.

Pas ndeshjes së parë çerekfinale, të luajtur të martën në Korçë ku u fitua nga Vllaznia me rezultatin 1-3, takimi i kthimit duhej të luhej në Shkodër, por problemet me pallatin e sportit që ishte i zënë me aktivitetin e Kampionatit të Universiteteve, si dhe Turneun Ndërkombëtar Memorial të Boksit, drejtuesit e shoqatës së volejbollit shkodran u detyruar të gjenin një fushë tjetër.

Kështu që, e vetmja mundësi për ta luajtur këtë ndeshje të dytë çerekfinale me korçarët, ishte pallati i sportit i Farkës. Aty, ku skuadra kuqeblu, luajti mbrëmjen e sotme përballë Skënderbeut duke e sfiduar me të njëjtin rezultat, 3 me 1, ashtu si edhe në ndeshjen e parë.

Në fakt, çerekfinalen e dytë e ka nisur më mirë Skënderbeu, i cili ka dalë fitues në setin e parë me shifrat 22-25. Më pas, janë të besuarit e trajnerit Artan Kalaja që duke dominuar tërësisht në fushën e lojës, fitojnë setin e dytë 25-12 dhe 25-16, përmbysin rezultatin e kthyer në 2-1 në favor të Vllaznisë.

Seti i katërt është më i bukur, dhe kjo falë skuadrës korçare që lufton fort për ta fituar këtë set dhe për ta çuar ndeshjen në shtesë. Pas disa barazimeve radhazi, është Vllaznia që e mbyll setin me fitore, 25-23, duke e fituar edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1.

Në këtë mënyrë, me dy fitore radhazi të takimeve çerekfinale, që të dy me të njëjtin rezultat, 3-1, Vllaznia ka eleminuar ekipin korçar Skënderbeu dhe shkon në turin gjysëmfinal. Aty ku gjen Tiranën, me të cilën do të diskutojë se kush prej tyre do të kualifikohet për të fituar bileten e finales.

Bazuar në shortin e hedhur pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit, takimi i parë gjysëmfinal do të luhet të hënën e ardhshm  e në Tiranë, dhe më pas, të enjten, ndeshja e kthimit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img