Fitorja me rezultatin 3-1 ndaj Teutës i shton shpresat e Partizanit për pjesëmarrjen në garat e Europës tashmë jo vetëm nëpërmjet kupës, por edhe nga kampionati.
“Të kuqtë” e kryeqytetit siguruan një pozicion në renditje, duke kaluar në vend të katërt me katër pikë më pak se Kukësi i vendit të tretë.
Ndeshja e luajtur këtë të shtunë në “Elbasan Arena” është dominuar nga “Demat”, megjithatë goli i parë u realizua nga “Djemtë e Detit”, të cilët goditën portën e Alban Hoxhës në minutën e 27’ me Ivanovic.
Ky avantazh do të zgjaste deri në minutën e 45+1, kur Xhuljano Skuka goditi portën e Qirkos, moment i cili u diskutua edhe si pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR goli u quajt i rregullt, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.
Ndërsa në minutën e 53-të, Bitri shënoi me kokë pas një krosimi nga Kallaku dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij. Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 90+6. Kur Miroslavljev shfrytëzoi daljen nga Porta të Pano Qirkos dhe shënoi golin e tretë për Partizanin.
Pas javës së 28-të, Partizani shkon në kuotën 41 pikëve në vend të katër, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 32 pikë të grumbulluara.