Vllaznia U21-Erzeni U21 3-0
(25-19, 25-20, 25-21)
E shtunë, 16 prill 2022, ora 14:00, pallati i sportit, “Qazim Dervishi” i Shkodrës
Vllaznia U-21: Gilman Talani, Gersi Sula, Rafael Puka, Klodian Logu, Valter Carri, Arsen Vjerdha, Tomas Stephen, Oliver Marku, Klevis Vuksani, Mario Lugaj, Aron Dibra, viktor Bazhdari, Anxhelo Pjetrani. Trajner: Endri Jukni. Zv.trajner: Fatjon Çekini
Erzeni U-21: Fabio Hoxha, Raul Sabliqi, Erind Vora, Erdi Domi, Xhoi Shahini, Andri Abati, Omer Kadiqi, Eris Keqi, Daniel Bomi. Trajner: Patrit Uruçi
Gjyqtarë: Tedi Zguri, Enea Dusha(Tiranë)
Luled Doniku, Damir Hebovija(Shkodër)
Dy ekipet e të rinjëve të Vllaznisë në volejboll për meshkuj, U-21 dhe U-19, luajnë në finalet respektive për të kërkuar fitimin e titullit kampion.
21 vjeçarët kuqeblu të drejtuar nga trajneri i tyre Endri Jukni dhe kolegu Fatjon Çekini, luajtën pasditen e së shtunës në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, finalen e parë duke pasur përballë ekipin e Erzenit të Shijakut.
Një ndeshje kjo e dominuar plotësisht nga skuadra shkodrane, e cila pasi fitoi setin e parë me rezultatin 25-19, vijon me të njëjtën linjë edhe në setin e dytë, në të cilin del fitues me shifrat 25-20.
Seti i tretë ishte padyshim më i bukuri i krejt ndeshjes. Dhe kjo, jo vetëm për meritë të skuadrës kundërshtare, e cila luftoi fort ta merrte këtë set me synimin për të rihapur takimin, por e veçanta e këtij takimi ishte tifozëria shkodrane e cila kishte kohë që nuk shikohej me këtë entuziasëm në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.
Pas disa barazimeve, miqtë nga Shijaku arrijnë në një moment edhe të kryesojmë kur shënojnë pikën e 21-të. Por, ndërhyrja e trajnerit Jukni me një pushim në momentin e duhur bën që Vllaznia ta kthejë lojën në favor të saj duke e fituar edhe setin e tretë me rezultatin 25-21 si dhe të gjithë ndeshjen me shifrat e përgjithshme të seteve, 3-0.
Mesjavën e ardhshme, Vllaznia U-21 do të udhëtojë drejt Shijakut për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale, që nëse e fiton kurorëzohet kampione e Shqipërisë. Ky është një hap shumë pozitiv drejt fitimit të trofeut, por, në rast të kundërt, nëse në këtë ndeshje të dytë, fitues del ekipi i Erzenit, atëherë sipas rregullores do të zhvillohet ndeshja e tretë, përsëri në fushën e Vllaznisë, pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Ndërkohë skuadra tjetër e të rinjëve të Vllaznisë në volejboll meshkuj U-19 që drejtohet nga trajneri Fatjon Çekini, do të luajë takimin e parë final të dielen në kryeqytet duke u ndeshur me Partizanin vendas.
(Video: Pamje nga seti i tretë i ndeshjes finale volejboll meshkuj për kategorinë U-21, Vllaznia-Erzeni(3-0)