Tuesday, April 30, 2024

Djurdjeviç, optimist për fitore ndaj Teutës. Sulmuesi kuqeblu, premton gola në fazën e katërt

Lexo

Për maqedonasin e Vllaznisë, Fahrudin Djurdjeviç, fitorja ndaj Teutës në ballafaqimin e së dieles në stadiumin “Niko Dovana” është plotësisht i mundëshëm. Besimin për fitore, sulmuesi kuqeblu e bazon tek njohja që ato kanë për kundërshtarin e këtij sezoni, si dhe atmosfera shumë pozitive që ka përfshirë skuadrën kuqeblu pas fitores me Partizanin dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Djurdjeviç, ishte i përzgjedhuri i drejtuesve kuqeblu në konferencën për shtyp dhënë mesditën e sotme me gazetarët sportive shkodran. Prononcimin e tij, Djurdjeviç, e nisi pikërisht me emocionet e përjetuara në ndeshjen kualifikuese të Kupës ndaj Partizanit.

“Kur po gjuanim penalltitë mu kujtuan pak ndjesitë e ndeshjes ndaj Shiroki sepse ishte pak a shumë e njëjta atmosfera edhe në tribuna. Kupa ishte një objektiv i skuadrës që nga fillimi i sezonit dhe po flisnim me lojtarët pas ndeshjes që ky takim kishte një emocion të veçantë për ne”, tha Djurdjeviç.

Më pas, ai foli edhe për kundërshtarin si dhe për mundësinë e shënimit të golit nga ana e tij në këtë ndeshje. “Kemi luajtur ndaj tyre 4 herë këtë sezon dhe i njohim shumë mirë. Do mundohemi të përdorim atmosferën e mirë që është në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes së Kupës për të kaluar këtë test dhe shpresoj të marrim 3 pikët. Shpresoj pasi nuk është e lehtë për sulmuesit të flasin kur nuk shënojnë. Shpresoj t’i kem ruajtur golat për fazën e 4-të dhe golat e mi të jenë vendimtar e të ndihmojnë skuadrën”.

I pyetur për objektivat e Vllaznisë, ai shtoi:“Besoj se siç ishte Kupa objektiv edhe kampionati ishte objektiv për ne në fillim të sezonit, por me rrjedhjen e situatës, shpresoj që të arrijmë Europën nga kampionati me ndeshjet që kanë ngelur”.

Për hirë të së vertetes, për një vend titullari në formacionin e Vllaznisë, sulmuesit kuqeblu kanë jo pak konkurtencë mes vedit, për të cilën, Djurdjeviç, shprehet: “Çdo lojtar dëshiron të luajë, por sulmuesi matet me gola. Në këtë momente, Aralica është në formë më të mirë se unë, por nuk ka vend vetëm për një lojtar në sulm. Mendoj se në ndeshjen e Kupës, unë dhe Aralica kemi treguar se luajmë shumë mirë së bashku dhe e shikoj këtë si një mundësi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img