Sunday, November 24, 2024

Kombëtarja U-19 fiton miqësoren me kombëtaren U-18, testohen futbollistët e kampionatit shqiptar

Lexo

Ekipi Kombëtar U-19 ka zhvilluar sot një miqësore me Kombëtaren U-18 në Kamëz, ku të dy stafet teknike patën mundësi të shinin më konkretisht gjendjen e lojtarëve të evidentuar të vitlindjes 2004 dhe 2005. Trajnerët Armando Cungu dhe Ardi Behari kishin grumbulluar rreth 40 lojtarë për këtë test dhe të gjithë lojtarët e ftuar u aktivizuan. Pjesa më e madhe e tyre aktivizohen në klube të kampionatit shqiptar, ndërsa në këtë test morën pjesë edhe tre lojtarë të cilët aktivizohen jashtë vendit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Kombëtares U-19 me gola të shënuar nga Bejkotare dhe Shehu në pjesën e dytë. Sigurisht, për dy teknikët ky test ishte një mundësi e mirë për të testuar lojtarët që kanë qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet Kombëtare të moshave, por edhe elementë të rinj që kanë spikatur kohët e fundit.

Një nga qëllimet kryesore e organizimit të miqësoreve dhe seleksionimeve është për të parë gjendjen e elementëve të talentuar në kuadër të dy miqësoreve që Kombëtarja U-19 do të zhvillojë në qershor me Malin e Zi.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu zhvilloi dy miqësore në muajin mars ndaj Kosovës, dy teste mjaft të vlefshme për Kombëtaren U-19 që u krijoi mundësinë elementëve të spikatur të këtij brezi që të tregonin vlerat e tyre dhe aftësitë. Ndërkohë, edhe ekipi kombëtar U-18 i drejtuar nga Ardi Behari përgatitet vazhdimisht për turnetë miqësor ku do të marrin pjesë kuqezinjtë në muajt e ardhshëm.

Stafi teknik i dy ekipeve Kombëtare vazhdon punën për monitorimin e elementëve të talentuar që luajnë brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që ekipi Kombëtar i kësaj grup-moshe të ketë në grup futbollistët më të mirë shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img