Friday, November 22, 2024

Vllaznia mund Bylisin 1-0 dhe kryeson e vetme Superioren

Lexo

Kampionati Kombëtar-Kategoria Superiore 2020-2021

Vllaznia – Bylis 1: 0

(Shënues: Imami 50’)

E mërkurë 05.12.2020, ora 13.45, stadiumi “Loro Borici” Shkodër

VLLAZNIA: Zogoviç, Adili, Gurishta, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, A. Hoxhaj(Çoba 87’), Imeri(Kalaja 67’), Dunga, Dilaver(Jonuzi 56’). Trajner: Tomas Brdariç.

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj(Anthony 26’), Alan, Stojanoviç(Ntephe 70’), Ndreca, Mëllugja, Garsia(Ujka 46’), Murataj, Hadroj, Carkanji(Laval 53’), Mehmetllari(Qardaku 46’). Trajner: Veljko Dovedan.

Arbitër kryesor: Eldorian Hamiti(Lezhë)

Asistent 1: Ridigers Cokaj(Lezhë)

Asistent 2: Mario Shazivari(Tiranë)

Arbitër i 4: Mario Shabanaj(Vlorë)

Delegat: Petrit Brahja(Tiranë)

Vëzhgues: Servet Bogdani(Durrës)

Kartonë të verdhë: Adili / Stojanoviç, Qardaku

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Eni Imami në minutën e 50-të që Vllaznia të dilte fituese me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Bylisit të Ballshit. Tre pikë këto shumë të rëndësishme për kuqeblutë, të cilët tashmë në kuotën e 13 pikëve udhëheqin të vetëm tabelën e klasifikimit  të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Në mungesë të Krujës dhe Da Silvës me probleme shëndetësore, stafi teknik nxori në fushë një formacion ndryshe për mesfushën dhe sulmin. Por, ndërkohë, mungesa u vunë re edhe pankinë, ku si shkak i shqetësimeve me temperature gjatë dy ditëve të fundit të trajnerit të parë Brdariç, në udhëheqje të skuadrës në këtë ndeshje ishte kolegu i tij më i afërt, Elvis Plori.

Ndeshja

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se Vllaznia e meritoi fitoren, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte dominuese e lojës, ku përpos golit të Imamit, kishte edhe mundësi të tjera të arta, mes të cilëve edhe “bomba” nga distanca e Herald Markut, e cila u përplas në traversë dhe më pas në vijën fatale, aq sa u krijua përshtypja se edhe mund ta kishte kaluar vijën për t’u vlerësuar si gol. Miqtë nga Ballshi u shfaqën në lojë vetëm në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë ku pas kërcënimit me goditjen standarte të Stojanoviç morën më tepër moral edhe për minutat në vijim duke ia arritur qëllimit të mbyllin pjesën e parë me rrjeta të paprekura 0-0. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, Vllaznia e orientuar për veprime sulmuese e shpërngul lojën tërësisht në gjysëmfushën mike. Një pesë minutësh plot presion tek porta e Qirkos, deri sa arrin të shënojë me kokë anë të Imamit. ia ka mundësi të gjejë golin e qetësisë, sidomos me Dungën në minutën e 66-të, por nga ana tjetër, dy minuta më pas është shkodrani Qardaku i aktivizuar në pjesën e dytë trondit kuqeblutë me atë rast shumë të volitshëm, por topi i gjuajtur prej tij shkon në duart e portjerit Zogoviç. Në vijim është përsëri Qardaku dhe kolegët e tij që duke përfituar nga një farë tërheqje të vendasve, pështjellon situatat në zonën e Vllaznisë, minuta këto të fundit kur skuadra mike është hedhur e tëra në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Por, nuk ka më kohë, sepse pas tre minutash shtesë, ndërkombëtari nga Lezha, Eldorian Hamiti vërshëllen për mbylljen e takimit. Vllaznia fiton kështu me meritë me rezultatin 1 me 0, tre pikë që e gëzojnë edhe më shumë, pasi duke përfituar nga barazimi i derbit kryeqytetas, Tirana-Partizani, është e vetme në krye të klasifikimimit me 13 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img