Kombëtarja shqiptare U-17 luan sot prej orës 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. ndeshjen e parë ndaj Suedisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilloi pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, ku gjendja e grupit paraqitet e mirë, me të gjithë lojtarët në dispozicion të stafit teknik dhe pa probleme fizike në prag të sfidës së parë të këtij mini-turneu.
Kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv këtë aventurë europiane, ku në Grupin 4 bëjnë pjesë edhe Skocia dhe Finlanda.
Ndeshja Shqipëri U-17 – Suedi U-17 do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, duke u dhënë mundësinë të gjithë tifozëve të ndjekin nga afër Kombëtaren kuqezi në këtë sfidë të rëndësishme.


