Monday, November 25, 2024

Çfarë po ndodh me Vllazninë?! Përplasje futbollistësh kuqeblu në fushën e lojës, fishkëllima të tifozëve ndaj trajnerit dhe skuadrës…

Lexo

Java e fundit e Abissnet Superiore ka nxjerrë në pah një problem jo të vogël disiplinor brenda kampit kuqeblu. Bëhet fjalë për ndeshjen, Vllaznia-Partizani, gjatë së cilës publiku ka konstatuar dy për dy përplasje çiftesh të futbollistëve të Vllaznisë. Fillimisht, Krymi-Latifi, dhe në fund, Hakaj-Aralica. Situata këto aspak të këndshme për një skuadër dhe klub profesionist siç është Vllaznia.

Probleme disiplinore në fakt janë vënë re edhe gjatë kohës kur drejtonte Brdariç, sidomos në rastet e zëvendësimeve gjatë lojës, ku më tipikët kanë qënë ato të Latifit dhe Da Silvës, pamjet e reagimit të të cilëve, jashtë çdo norme, bënë xhiron e botës.

Edhe atëherë u fol jo pak në opinionin sportiv si dhe mediatikisht, rreth këtyre rasteve që thyerja e disiplinës në ekip u shfaq shumë problematike. Ndërkohë, përsëritja e elementëve disiplinorë, por në një formë tjetër, u shfaq edhe në ndeshjen e fundit me përplasjet e futbollistëve kuqeblu në fushën e lojës, ku për hirë të së vertetes, ka lënë një shije aspak të mirë në opinionin sportiv.

Ashtu si edhe në rastet e mëparshme, apeli shkon tek kupola e klubit, duke kërkuar nga presidenca kuqeblu që të ndërhyjë për të normalizuar situata brenka skuadrës. Pasi, në rastet në fjalë anashkalohen, ekziston mundësia që ato të përsëriten, dhe gjërat të shkojnë edhe më keq.

Po, përpos dy episodeve që komentuam më sipër, momentet e fundit të krejt takimit ofruan atë që nuk e kishim parë prej kohësh. Kanë qënë dy momentet e ndërrimeve që tekniku Plori vendosi të kryente në minutat shtesë, të cilat janë fishkëlluar në masë nga ana e tifozërisë shkodrane. Fjala këtu, nuk ishte për emrat që po futeshin, apo ato që po largoheshin nga fusha e lojës, por reagimi vinte nga ajo çfar kuptuan tifozët, të cilët ndërkohë që ishin në ankth për të gjetur golin e fitores, ndërrimet në fjalë të jepnin përshtypjen që Vllaznia po kërkon vonesën e folës për të mbajtur barazimin e rezultatit në fuqi. Ndërkohë, po për raportin, tifozëri-skuadër, pas mbylljes të të gjithë ndeshjes, ndërkohë që skuadra kërkoi të shkonte për të përshëndetur tifozërinë, në vend të duatrokitjeve kanë marrë nga ana e tyre fishkëllima pakënaqësie për atë çfar përjetuan nga skuadra e tyre në këtë ndeshje.

Kjo e fundit e fishëkëllimave, dhe po ashtu edhe ajo e mësipërmja e konfliktit mes futbollistëve kuqebluqë, janë një sinjal aspak i mirë për kampin kuqeblu. Që do të thotë se për momentin ka diçka që nuk shkon, dhe që për të normalizuar situatën, duhet ndërhyrje urgjente e presidences, pasi koha nuk pret. Janë edhe 6 ndeshje, 6 “finale” kampionati, përfshirë edhe finalen zyrtare të Kupës së Shqipërisë ku luhet fati i sezonit të Vllaznisë për zonën Europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img