Tirana U19-Vllaznia U19, 3-0(Shënues: Xhoel Ramazani 9’, 60’, Rahul Hakaj 90’)
Java e tretë e Kampionatit Kombëta të Superiores së moshave U19 kishte në kalendar klasiken, Tirana-Vllaznia.
Për Vllazninë U19 të drejtuar nga trajnerët Haris Lika dhe Khaled Hoxha, kjo ishte vizita e dytë në kryeqytet në tre javë kampionat, pasi në javën e parë u mund nga Partizanin U19, 4-2.
Duket se transfertat e kryeqytetit janë problem në këtë sezon për 19-vjeçarët kuqeblu, pasi në sfidën ndaj bardhebluve nuk mundën të marrin asnjë pikë.
Tirana U-19 mori një fitore të thellë 3-0 ndaj Vllaznisë U-19 duke i shkaktuar shkodranëve humbjen e dytë në kryeqytet që tre javët e para të sezonit të kampionatit.
Bardheblutë zhvilluan një ndeshje më të qartë në aspektin e rezultatit, duke ditur të shfrytëzojnë më mirë rastet e krijuara dhe momentet vendimtare të takimit.
Vllaznia nga ana tjetër nuk arriti të gjente vazhdimësinë e duhur në lojë dhe pati vështirësi për të reaguar pasi Tirana mori kontrollin e sfidës.
Rezultati 3-0 tregon një ndeshje ku vendasit u treguan më konkretë përpara portës, ndërsa kuqeblutë nuk arritën të finalizonin përpjekjet e tyre për të rihapur takimin.
Me kalimin e minutave ishte Tirana që administroi avantazhin dhe e çoi ndeshjen drejt një fitore të sigurt.
Për Vllazninë U-19 kjo ishte humbja e dytë në kryeqytet në vetëm tre javë kampionat.
Shkodranët ishin mundur më parë 4-2 nga Partizani U-19 ndërsa tashmë kan dalë pa pikë edhe nga përballja me Tiranën.
Dy transferta në kryeqytet dhe dy humbje për Vllazninë një bilanc që tregon se skuadra kuqeblu duhet të gjejë më shumë stabilitet dhe efikasitet në ndeshjet jashtë fushe.
Sezoni është ende në hapat e parë por pas tre javësh çdo pikë dhe çdo paraqitje fillon të mar peshë në vazhdimësinë e kampionatit.
Fatos LAMAJ


