3 ndeshje-3 humbje, KF Oriku mbyll bashkëpunimin me trajnerin Sherif Idrizaj(Kategoria e Parë)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Starti i dobët i sezonit në Kategorinë e Parë, (3 humbje në 3 ndeshjet e para të kampionatit) duket se i ka kushtuar vendin e punës trajnerin të Orikut, Sherif Idrizaj. Klubi njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin dhe se rezultatet negative kanë çuar në këtë vendim.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, Oriku do të drejtohet nga Taulant Kuqi. Sot Oriku do të zbresë në fushë për tu ndeshur me Burrelin, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit.

“Klubi i Futbollit Oriku njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Sherif Idrizaj. Ky vendim vjen pas ecurisë negative në ndeshjet e fundit dhe humbjes së rëndë në përballjen ndaj FK Besa.

​KF Oriku shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të sinqerta ndaj profesor Idrizaj për punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë kohës që drejtoi pankinën tonë. Klubi i uron atij sa më shumë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës profesionale.

​Gjithashtu, bëjmë me dije se drejtimi teknik i ekipit i kalon përkohësisht zëvendës trajnerit Taulant Kuqi, deri në emërimin e trajnerit të ri në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img