Sunday, November 24, 2024

Konfliktet te Vllaznia. Karakaçi del në mbrojtje të Krymit dhe Hakajt: E ndjejnë më shumë përgjegjësinë, sesa të huajt që vijnë vetëm për lekët e kontratës

Lexo

Situata disiplinore që u shfaq në ndeshjen e fundit, Vllaznia-Partizani, ku pati përplasje mes dy futbollistëve shkodranë Krymi dhe Hakaj nga njëra anë, me kroatin Aralica dhe Latifin e ardhur nga Kosova nga ana tjetër, është komentuar nga Abaz Karakaçi.

Futbollisti shkodran, që aktualisht së bashku me Edon Hasanin dhe Silvio Zogën janë pjesë e Kastriotit që po befason me paraqitjen e këtij fundkampionati, ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në ekisionin sportv, “Sport Show”-TV1 Channel.

Krahas të tjerave, Karakaçi, foli edhe për konfliktin e futbollistëve kuqeblu gjatë ndeshjes me Partizanin.

“Krymi dhe Hakaj, besoj se kanë shumë të drejtë, sepse janë vendalinjë në Shkodër, ato e ndiejnë shumë më shumë se ato që janë të huaj, edhe presionin e tifozëve, edhe presionin e pikëve, edhe presionin e Europës. Prandaj, mendoj se dy lojtarëve të huaj i duhet tërhequr veshi pak, sepse të lën të kuptosh që shkodranët e ndjejnë më shumë peshen e faneles, se sa ato, të cilët vijnë vetëm për të marrë lekët e kontratës. Prandaj, i jap të drejtë futbollistëve shkodranë që i kanë kërkuar llogari Latifit dhe Aralicës, për të qënë më aktiv në mbulimin e kundërshtarëve të tyre gjatë lojës.”, tha Karakaçi në bashkëbisedim me moderatoren e emisionit, Silvi Kastrati.

“Latifi dhe Da Silva, mendoj se janë dy lojtarët më të dobët në fushë për Vllazninë, gjë që unë e kanë vënë re nga afër. Janë dy lojtarë që luajnë vetëm kur e kanë topin. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë e kanë këtë mendim, sepse ato nuk shkrihen me ekipin, ato luajnë për interesat e tyre personale, që të bëjnë një kampionat këtu, apo të shënojnë 10 gola me Vllazninë dhe të shiten në ndonjë skuadër tjetër. Atyre nuk u intereson, nëse merr Vllaznia pikë, apo jo. Krymit dhe Hakajt i intereson për të marrë Vllaznia pikë, sepse janë vendalinjë dhe duan medoemos që Vllaznia të shkojë në Europë. Kurse, ato dy të tjerët, vijnë këtu vetëm për të marë ato dy lekë me ngritë vlerat e tyre si sportistë dhe me ik. Dhe, mesa di unë janë dy lojtarët më të paguar të Vllaznisë.”, tha më tej mendimin e tij Karakaçi.

Në vijim, shkodrani Karakaçi që po shkëlqen si ndër më të mirët e Kastriotit, foli edhe për trajnerin Plori, me të cilin ka pasur bashkëpunime të shumta në karrieren e tij sportive.

“Unë kam shumë respekt për Plorin, sepse kam punuar shumë vite me të. Është një djalë shumë punëtor, por nuk po i ecen. Megjithatë, mendoj se don edhe pak kohë për të futë mënyrën e tij të lojës. Sepse me të vertete ai ka qënë trajner i dytë dhe më shumë vendime i ka marrë Brdariç, sepse ai ishte i parë. Ndërsa për të futë atë lojën që don Plori, kërkon edhe pak kohë, sepse unë e njoh mirë mentalitetin e tij. Ai nuk pajtohet kurrësesi me këto rezultate që ka Vllaznia në këtë periudhë që ai e drejton si trajner i parë. Unë e di sesa e don ai Vllazninë. Por, që Shkodrës nuk i mjaftom të presë, dhe këtu bëjnë kontratëditë njëra me tjetrën.”, përfundoi shkodrani Abaz Karakaçi, mesfushori që po kalon një moment shumë të mirë të karrieres së tij me Kastriotin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img