Sunday, August 24, 2025

Futsallë-Kampionati Kombëtar/Luhet java e pestë, Tirana kryeson me 15 pikë

Lexo

Ashtu si edhe në futbollin e madh, ku Superioren e kryeson Tirana, edhe në Kampionatin Kombëtar të Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, tabelën e klasifikimit e kryeson Tirana.

Në këtë kampionat marrin pjesë 4 ekipe, që përfaqësojnë 4 qytete të vendit: Tirana (Tirana Futsall), Durrësi (Diamant Futsall), Elbasani (Elbasani Futsall) e Vlora (Flamurtari Futsall).

Kampionati në fjalë luajti fundjavën e kaluar ndeshjet e javës së pestë, teksa ka mbetur vetëm një javë nga fundi i këtij edicioni të parë që nisi në muajin mars.

Tirana ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur skuadrën tjetër pretendente, Diamantin me shifrat 11-3. Kjo fitore i jep mundësi bardhebluve të sigurojnë vendin e parë në grup.

Sakaq, Flamurtari mundi në shtëpi Elbasanin me rezultatin 1-5, me vlonjatët që kanë mbledhur 7 pikë në pesë javë, ndërsa Elbasani nuk ka marrë asnjë fitore.

Pas përfundimit të kësaj faze, skuadrat do t’i drejtohen fazës së play-off-it, për të përcaktuar fituesin e parë të këtij kampionati, që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Java e gjashtë do të luhet këtë fundjavë me sfidat Tirana Futsal – Elbasani Futsal të shtunën dhe Flamurtari FC – Diamanti Futsal FC të dielën.

Renditja pas javës së pestë:

Tirana Futsal 15 pikë

Flamurtari Futsal 7 pikë

Diamant Futsal 7 pikë

Elbasani Futsal 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img