Vërshimi i tifozëve në fushën e stadiumit “Kukës Arena” në mbyllje të ndeshjes, Kukësi-Laçi’, java e 30-të e Superiores, i ka kushtuar klubit verilindor një gjobë prej 50 mijë lekësh. Ndërkohë, tre ndeshjet e kategorisë së dytë, Bulqiza-Veleçiku e mbyllur me rezultatin 0-15, Oriku-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008, janë bërë objekt hetimi si të dyshuara për trukim. Këto janë dy nga vendimet që tërheqin në vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për javën e kaluar.
Vendimet zyrtare të Komisionit të Disiplinës
- FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku.
- Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi.
- Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008.
- FC Internacional Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Klosi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Albpetrol, Renaldo Baba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i SHS Albpetrol, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i A.F. Luftëtari, Aboubacar Soumah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KS Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Tirana B U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- KF Klosi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- KF Klosi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Zyrtari i Albanët U-15, Alban Miftari, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Donbosko AK- U-15, Oltijon Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.