Ka filluar pasditen e së martës me sfidën e rëndësishme, Kukësi-Partizani, 1-2, dhe sot, java e 32-të e Kategorisë Abissnet Superiore të futbollit shqiptar vijon edhe me tre ndeshje të tjera, po aq të rëndësëishme.
Në Tiranë, Rrogozhinë dhe Korçë, do të luhet duket filluar në të njëjtën orë, 16:45. Natyrisht, që në shtëpinë e bardhebluve, “Selman Stërmasin” e kryeqytetit pritet të jetë sfida më e bukur. Jo vetëm se përballen dy skuadra të traditës, por në të njëjtën kohë, kalendari ka fiksuar që në fushë të jenë dy skuadra që kanë një emërues të përbashkët, titullin kampion.
Teuta mysafire udhëton në kryeqytet në cilësinë e kampiones kombëtare në fuqi, duke pasur përballë Tiranën, që në rast të një fitoreje tre pikëshe, sot siguron matematikisht titullin kampion, katër javë nga mbyllja e kampionatit.
Ndjekësit e Tiranës, Laçi i vendit është mysafir në Rrogozhinë, aty ku në “Arena Egnatia” do të përballen me Egnatian simpatike, e cila ka bërë mirë në fazën e katërt, por që megjithatë, një hap i gabuar sot në shtëpi, mund ta ripërfshijnë në ethet e mbijeteses
Sfida tjetër e ditës së sotme, ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit, ballafaqon vendasit që edhe spe janë thuajse të rënë po respektojnë në mënyrën më të mirë kampionatin, ndërkohë që krutatët e Emiliano Çelës, surpriza e kësaj pjese të dytë të kampionatit, nëse largohen me tre pikë nga Korça, mund të kërkojnë seriozisht një vend në Europë.