Mehdi Çoba i dhuroi tre pikë të arta Vllaznisë në ndeshjen ndaj Kukësit teksa shënoi në minutën e 95-të golin e dytë në fitoren 2-1 të kuqebluve. Pas ndeshjes, futbollisti i talentuar foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se e pret edhe të luaj titullar pas me këtë motiv stërvitet çdo ditë.
“Rëndësia e golit dihet, jam i kënaqur që ndihmova ekipin dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Plori ka gjithnjë besim, shyqyr erdhi goli. Trajneri ka besim por janë ndeshje specifike dhe jo gjithnjë ka hapësira.
Ky gol na jep shpresë, shpresoj të ketë vazhdimësi dhe të arrij objektivin. Unë stërvitem çdo ditë dhe e pres të luaj titullar, jam gati. Gjithnjë kur të më jepet rasti do të bëj më të mirën time, pastaj janë zgjedhjet e trajnerit”, u shpreh Çoba.