Monday, November 25, 2024

(Video) Futboll Moshat-Superliga U15. 8 gola në “Reshit Rusi”, Vllaznia-Partizani, barazim 4-4

Lexo

Vllaznia-Partizani  4-4

(Shënues: Smakaj 35’, 65’(pen), Spahija 48’, Ivziku 81’ / Jace 18’, Prenga 50’, Qamili 61’, Myzeqari 67’

Formacioni i Vllaznisë U-15: Mehmeti, Bizi, Gurraj, Prendi, Spahija, Ivziku, Smakaj, Kraja, Meta, Dashi, Volumi(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Lilo, Bushati, Kthupi, Fusha). Trajner: Brikeno Bizi, Gjon Kola

Plot 8 gola ka prodhuar ndeshja në mes Vllaznisë dhe Partizanit për Superligën e futbollit të moshave U-15. Takimi i luajtur këtë fundjavë në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës është shoqëruar shumë rivalitet dhe luftë të fortë sortive. Emocione, që spostoheshin sa në njërin kamp tek tjetri, dhe në fund vetëm barazim 4 me 4.

Një ballafaqim, ky që fare mirë mund të ishte edhe fitore për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Gjon Kola, pasi në dy minutat e fundit të krejt ndeshjes, Vllaznia ishte fare pranë avantazhit dhe fitores së ndeshjes.

Në momentin e parë, Vllaznia arrin të shënojë golin e pestë dhe të fitores, gol të cilin e akordon gjyqtari kryesor, por një flamur i ngritur lart nga gjyqtarja anësore, bën që goli të mos jetë i vlefshëm.

Ndërkohë, në minutën e fundit shtesë, Vllaznia ka të drejtën e një goditje standarte, pozicion ballor, ngjitur me vijën kufizuese të 16-të metërshit, por topi i goditur nga kapiteni kuqeblu shkon pak mbi shtyllën horizontare të portjerit të Partizanit.

Sa i përket kronikës së lojës, Partizani shënon i pari në minutën e 18-të me anatë të Jaces, barazon Vllaznia në të 35-të me autor Smakajn, rezultat që mbyll pjesën e parë në barazim, 1-1. Me të nisur pjesa e dytë, Vllaznia gjen golin e avantazhit shënuar nga Spahija në të 48-tën, por pas tre minutash Partizani barazon 2-2 me Prengën. Madje, Partiznai nuk vonon dhe gjen golin e avantazhit 2-3 me anë të Qamilit në të 61-tën minutë.

Seria e golave në këtë ndeshje vijon në minutën e 65-të ku Smakaj shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të barazimit 3-3, këtë radhë nga pika e bardhë e penalltisë.

Por, nuk mbyllet këtu, sepse miqtë nga Tirana kalojnë në avantazh në minutën e 67-të me golin e shënuar nga Myzeqari. 3 me 4 për Tiranën, ndërkohë që goli i Ivzikut në minutën e 81-të barazon shifrat 4-4, rezultat që qëndron në fuqi deri në fund të ndeshjes duke bërë që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Një barazim ky për Vllazninë, që një javë përpara përfundimit të kampionatit, në pritje të fazës finale Play Off, e mban skuadrën kuqeblu në vendin e tretë me 35 pikë.

Gaspër MARKU

(Video: Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Partizani 4-4, Superliga futboll moshat U15)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img