Apolonia U-19 është shpallur kampione e kësaj grup-moshe për sezonin 2021-2022 pasi mundi Tiranën U-19 në finalen e Kategorisë Superiore. Një ndeshje mjaft e bukur që u luajt pasditen e kësaj të shtune në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ra 17:30, e që u vendos nga një gol i shënuar në minutat shtesë.
Apolonia U-19 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Boga , Borova, Eneh, Topi, Trifoni, Lutaj, Maksuti, Mezani, Pali, Kurti e Rakipaj. Ndërsa Tirana U-19 hodhi në fushë këtë 11-sh: Kiri, Ndreu, Tafa, Qefalia, Karaj, Sina, Bircaj, Bytyqi, Agea, Hasanas, Çela.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e balancuar dhe u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat u hodhën në sulm për të kërkuar fitoren. Në minutën e 93-të skuadra fierake arrin të fitojë një 11-metsrëh, që ekzekutohet saktë nga Alvi Mezani, duke fiksuar shifrat finale në 1-0 dhe duke i dhënë trofeut Apolonisë U-19.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia kurorëzimit të skuadrës kampione U-19 me drejtorin e Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, që i dorëzoi trofeu Apolonisë U-19, që do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione të kësaj moshe “UEFA Youth League”.