Ekipi i Vllaznisë në boks është gati për Kampionatin Kombëtar të boksit për të rritur, aktivitet që është planifikuar të zhvillohet me datë 9 tetor në Tiranë.
Një kampionat ky që pritet të jetë shumë i luftuar, pasi krahas Vllaznisë që vazhdon të jetë ekipi pretendent kryesor për titull, këtë vitë titullin e synojnë edhe ekipet e tjera.
Madje, sipas drejtuesve kryesorë të boksit shkodran, Kryetrajnerit Zef Gjoni dhe trajnerit Lazarin Vila, me ndërhyrjen edhe të ekipeve të tjerë rivale që janë mirëorganizuar për të mposhtur Vllazninë, Federata Shqiptare e Boksit, ndryshon papritur formulën e konkurimit, nga 15 pesha në 10, çka dëmton formacionin e Vllaznisë, të cilët prej kohësh përgatiten me këtë formacion.
Por, megjithatë, kuqeblutë janë të vendosur që edhe pse me këtë ndryshim të formulës, të sjellin në Shkodër trofeun e titullit të 28-të kampion, që deri më sot nuk e ka arritur akoma asnjë ekip tjetër në Shqipëri.
(Video) Prononcimin e potë të trajnerit të Vllaznisë, Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport.


