Finalja e tretë:Vllaznia-Dinamo 3-2(18-25, 25-9, 25-15, 19-25, 15-9)
Vllaznia: Sidorela Baroti, Paola Gjyshja, Alteja Malevija, Adma Mikopula, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Danjela Kodra, Abel Kodra, Gentjana Kodra, Adea Grumira, Aliçe Gjergji, Sara Malaj, Laura Ballçiti. Trajner: Ferdinand Bardeli. ZV.Trajner: Dorian Tafa, ZV.Trajner: Fatjet Haxhagiqi
Dinamo: Mea martiri, Ester Kapedani, Meri Berisha, Anja Myftiu, Emi Bregu, Adora Kika, Eleana Kadiasi, Sofia Llapa, Leann Qosja, Altea ndoj, Edes Hoxha, Mariza Anastasi, Lumturi Borakaj. Trajner: Altin Martiri. ZV.Trajner: Naim Limanaj, ZV.Trajner:Anida Budini
Gjyqtar i parë: Ardit Nurja, gjyqtar i dytë: Kastriot Tota. Vëzhgues: Refat Kasmi
Volejbollistet shkodrane të kategorisë U-20 janë janë shpallur kampion për sezonin sportiv 2021-2022. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli dhe kolegët e itj Dorian Tafa dhe Fatjet Haxhagiq, mundi në finalen e tretë Dinamon me rezultatin 3-2.
Finalja e parë ishte fituar nga Vllaznia me rezultatin 3-0, Dinamo të dytën 3-2, kështu që për të përcaktuar skuadrën kampione u desh të luhej finalja e tretë. Finale, kjo që u luajt pasditen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe që filloi më mirë për mikeshat e ardhur nga Tirana, të cilat fituan setin e parë me shifrat 18-25.
Më pas është Vllaznia që kundrapërgjigjet me fitoren e dy seteve radhazi, 25-9 dhe 25-15. Skuadra kuqeblu e filloi mirë setin e katërt duke të krijuar përshtypjen që me fitoren e këtij seti do të fitonte edhe të gjithë ndeshjen dhe titullin kampion. Por, më pas, falë disa gabimeve të skuadrës kuqeblu, Dinamo përfiton dhe del fituese e këtij seti me shifrat 19-25.
Në këtë mënyrë, Dinamo arrin ta çoj ndeshjen me set final. Një set, i cili do të vijonte të kishte barazpeshë derisa ndërrimi i fushave e gjen Vllazninë në avantazh 8-6. Më pas, ritmi, etuziasmi dhe morali i skuadrës kuqeblu është në nivelin e duhur, ku Vllaznia e dirigjuar nga kapitenia Sarah Beci shënon pikë pas pike. Momenti final është ai pikës së fundit. Në shërbim është shtatlartja, Daniela Kodra, e cila me një ekzektim perfekt shënon direkt nga shërbimi pikën e 15-të duke i dhënë Vllaznisë fitoren e setit të pestë, 15-9 dhe të gjithë ndeshjes me rezultatin 3-2.
Moment ky që shoqërohet me brohoritje të gjata dhe të vazhdueshme nga tifozëria shkodrane, edhe gjatë ceremonisë së mbylljes së aktivitetit, ku përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, i dorëzuan skuadrës kuqeblu medaljet e kampionit, si dhe kapitenes Sarah Beci, trofeun e titullit kampion.
Mbyllet kështu një sezon fantastik për 20 vjeçaret e volejbollit të femrave, ku përpos suksesit të titullit kampionë, të njëjtin gjë bënë edhe duke fituar Kupën Rinia. Po ashtu rezultate mjaft të mira edhe në ekipet e tjera zinxhir të femrave, përfshirë edhe atë të rritura, ku spikaten elemente me shumë perspective. Gjë që tregon se në vitin e parë të funksionimit Shoqata e Volejbollit Vllaznia me president, Florian Zekja dha sinjale shumë pozitive. Duke i shtuar edhe blerjen më të re, atë të trajnerit me përvojë, Besnik Lisha, në këtë të rikthim të dytë në krye të Vllaznisë për të rritura, sezoni i ardhshëm pritet të vijë me shumë surpriza pozitive për volejbollin shkodran të femrave.
Gaspër MARKU