Tuesday, November 26, 2024

Respekti për Marko Gurin. Nuk luajti në finalen e Kupës, sepse ishte me të kuqe, drejtuesit e gradojnë kapiten në ceremoni duke marrë në dorëzim trofeun për Vllazninë U-17

Lexo

 

Marko Guri është ndër futbollistët titullar më punëtor të Vllaznisë U-17. Një djalosh me plot të dhëna teknike, fizike e taktike, por më së shumtmi edhe i brumosur me një edukatë model, në fushë dhe jashtë saj.

Sezonin e kaluar, ishte kontigjent i repartit të sulmit ku spikati si golashënuesi më i mirë i skuadrës, ndërkohë, që këtë sezon, për nevoja të skuadrës trajneri Edmond Doçi e ktheu në rolin e mbrojtësit të djathtë. Një pozicion, që ashtu si edhe në vijën e parë sulmuese, me kokën ulur dhe me përqëndrim maksimal në fushën e lojës, e kreu në mënyrën më të mirë.

Falë këtyre vlerave pozitive, stafi teknik i besoi Gurit vendin e titullarit në formacion në të gjitha ndeshjet e kampionatit duke i konsumuar të gjithë 90-të minutëshat e lojës me kapacitet të plotë. Por, një dyluftim me kundërshtarin në ndeshjen gjysëmfinale, bëri që gjyqtari të ndëshkonte të dy futbollistët me karton të kuq. Karton që drejtuesit kuqeblu e kundërshtuan, pasi futbollisti shkodran nuk kishte peshën e fajit për ta ndëshkuar.

Kështu që, humbja e finales për Marko Gurin, ishte një keqardhje jo vetëm për Gurin, por edhe për tërë shokët e skuadrës, trajnerët dhe drejtuesit e klubit. Ishte kjo arsyeja, që në ceremoninë e mbylljes, me propozim të Drejtorit Teknik të Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, të gjithë së bashku në kampin kuqeblu të Vllaznisë U-17 vendosën që shiriti i kapitenit të shkonte për Marko Gurin, numrin 31 të kuqebluve, duke i dhënë mundësinë atij të merrte në dorëzim trofeun e Kupës së Shqipërisë në emër të Vllaznisë së Shkodrës.

“Puna e jonë si trajnera dhe si staf është për t’i dhënë vlera sportistëve që stërvitin. Dhe, kështu që ne do t’i japim, ndoshta edhe më shumë, sepse kjo është puna e jonë. Normalisht, që Gurit duhej t’i jepej respekti i duhur. Dhe, për këtë më vjen mirë që drejtorit të Akademisë, Alban Hasanit, i shkoi mendja për këtë veprim që t’ia japim Gurit shiritin e kapiteni dhe të ngrejë Kupën në emër të Vllaznisë, sepse është thjeshtë moral duke qënë se ai ka qënë pjesë e ekipit në çdo ndeshje, dhe për këtë edhe ai ka meritat e tij si pjesë e skuadrës që Vllaznia arriti në të dy finalet, Kampionat dhe Kupë. Normalisht që ishte një mendim shumë i mirë dhe mua më pëlqeu shumë. Dhe, krahas saj, më bëhet shumë qejfi, se edhe sportistët e tjerë, si kapiteni Juka, Zaganjori, dhe të gjithë të tjerët e mirëpriten duke e vlerësuar si një veprim shumë të bukur. Kështu, që festa vazhdoi të jetë edhe më e bukur me këtë veprim fisnik ndaj Marko Gurit”, shprehet trajneri Edmond Doçi për rastin në fjalë.

Një gjest ky që me të vertetë duhet vlerësuar dhe përgëzuar, duke treguar se Vllaznia funksiunon si një familje. Raste të cilat duhet të jenë pjesë e kolektivit të madh kuqeblu, pasi krahas elementëve teknikë në fushën e lojës, një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e punës në grup.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img