Kuqeblutë e Vllaznisë kanë mësuar sot kundërshtarin që do të kenë në turin e dytë të Conference League. Përballë skuadrës shkodrane të drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të jetë Universitatea Craiova. Kanë qënë goglat e përziera në shortin e hedhur mesditen e sotme në Nyon të Zvicrës, aty ku siç ishte paralajmëruar edhe më herët, ka qënë i pranishëm edhe presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi. Në vazon ku peshkonte Vllaznia, mundësitë ishin që kuqeblutë të kishin kundërshtar në këtë tur edhe Bate Borisov (BLR), Kairat Almaty (KAZ), Maccabi Tel-Aviv (ISR), si dhe fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi (GEO) / Paide Linnameeskond (EST), por shorti vendosi për skuadrën rumune, Universitatea Craiova, skuadër e cila është përballuar vitin e kaluar me Laçin, i cili u pat kualkifikuar.
Sipas verditktit të goglave, ndeshja e parë do të luhet me datë 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe e dytaë më 28 korrik në Rumani, gjë që në fakt nuk i ka pëlqyer fare presidentit Alban Xhaferi, pasi në deklarëtn e tij të pragshortit pati theksuar se e dëshironte ndeshjen e parë jashtë, dhe të dytën në shtëpi që me mbështetjen e publikut të kalonte turin. Por, megjithatë, për Xhaferin dhe stafin e tij, edhe pse Universitatea Craiova ka një traditë të mirëfilltë në futbollin rumun, Vllaznia i ka kapacitetet për ta kaluar turin. Pjesë e shortit të hedhur sot në Nion të Zvicrës, ishte edhe kampionia e Shqipërisë, Tirana, për të cilën ky short vlente për të mësuar kundërshtarin e radhës, gjithnjë në rast se ajo do të eliminohet në ndeshjen që do të luajë për turin e parë të Ligës së Kampioneve, duke kaluar në turin e tretë të këtij kompecioni ku do të ndeshet me humbësen e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.
Shorti i skuadrave shqiptare në Kupat e Europës
Dudelanzh/Tirana – Zrinjski/Sherif Tiraspol
Floriana/Petrokub – Laçi/Iskra
Saburtalo/Partizani – FCSB
Vllaznia – Universitatea Krajova
La Fiorita/Inter D’Eskaldes – Ballkani/Zalgiris
Tobol/Ferencvarosh – Shkupi/Linkoln Red Imps
Breidablik/Santa Koloma – Buduçnost/Llapi
Valmiera – Shkëndija/Ararat Jerevan
Liepaja/Gjilani – Jang Bojs
Antverp – Inter Turku/Drita