Monday, November 25, 2024

Lorik Cana, në krye të klubit gjakovar. Synohet rikthimi në elitë, shkodrani Samuel Nikaj projektohet trajner i Vëllaznimit

Lexo

KF Vëllaznimi, klubi legjend dhe me më shumë traditë e histori në Kosovë, pritet të ketë një riorganizim total. Paralelisht me ndërtimin e stadiumit të ri të Gjakovës me parametra bashkëkohor ku punimet vazhdojnë, po i kushtohet shumë kujdes edhe ndërtimit të skuadrës. Sezonin e kaluar, Vëllaznimi e mbylli në vendin e tretë të ligës së parë, ndërkohë që për sezonin e ri, të gjitha planet janë që Vëllaznimi të sigurojë rikthimin në Superligë, aty ku e ka edhe vendin e vet.

Foto që shoqëron shkrimin, është shumë domethënëse. Sekretari dhe menaxheri i klubit gjakovar, Besnik Gojani që është pjesë e fotos me emra të njohur, si Lorik Cana dhe i ati i tij, Agim Cana, së bashku me Valon Rexha, Jeton Mamusha, Bujar Guta, Enes Mula, shkruan:

“Në kullë me dashamirët e K.F Vëllaznimi me në krye Lorik Cana! Avash , avash qingji bohet dash!….”

Duke i shtuar edhe komentet e tjera të përcjella në emisionin sportiv televiziv kosovar, “Dueli Sportiv” të së dieles së kaluar, të cilët flasin pikërisht për këtë temë, gjërat duket se po flasin për mirë, ku pikë së pari, në program është privatizimi i KF Vëllaznimit.

Përtej aspekteve të tjera organizative të klubit dhe paralelisht edhe me përfundimin e ndërtimit të stadiumit të ri, grupi në fjalë ka nisur të skicojë skuadrën e re gjakovare, ku me të gjitha gjasat në krye të stafit teknik do të jetë, shkodrani, Samuel Nikaj.

Nikaj, nuk është një emrër i panjohur për gjakovarët, pasi më herët kanë qënë në tentativa për ta bërë pjesë të tyre, ndërkohë që ai vijoi të trajnojë me shumë sukses në futbollin kosovar, si tek Flamurtari i Prishtinës dhe Vushtria, skuadra këto që i kualifikoi në Superligë.

Gjithësesi, ditët në vazhdim do të qartësojnë gjithçka rreth projektit të ri, qoftë në riorganizaimin e klubit, por edhe në emërimin e trajnerit të ri. Por, ajo që është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se diçka po lëviz për mirë në klubin gjakovar, dhe se shumë shpejt Vëllaznimi pritet të jetë në elitën e skuadrave të Superligës së Kosovës, aty ku ka qënë gjithmonë në traditen e hershme futbollistike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img