Në Shkodër e quajnë punë të kryer riveshjen kuqeblu të Herald Markut. Pas bisedave, debateve dhe replikave mes dy kampeve përkatëse, Vllaznisë dhe Partizanit, bëhet e ditur se edhe pse Marku është edhe edhe një vit nën kontratë me të kuqtë, këto të fundit e kanë lënë të lirë futbollistin me origjinë në qyteti verior për t’i bashkangjitur kuqebluve.
Madje, informacionet rreth futbollistit në fjalë bëjnë të ditur se ai ka lënë kampingun slloven ku ishte duke u përgatitur me Partizanin dhe ka mbërritur në Shqipëri me distinacion Shkodrën.
Megjithatë, në Shkodër, ku Klubi i Futbollit Vllaznia ka gati kontratën e firmosjes, Marku akoma nuk ka mbërritur. Realisht, drejtuesit e klubit, por edhe stafi teknik ka dhënë pëlqimin e duhur për rikthimin e këtij futbollisti në Shkodër, ndërkohë që edhe vetë futbollisti dhe menaxheri i tij kanë rënë dakort në çdo pikë të kontratës.
Kështu, në këtë aspekt duket se çdo gjë është e mbyllur, por pritet vetëm firma zyrtare nga ana e të dy palëve, e cila nga sa thuhet mund të jetë po sot, porn ë orët e pasditës, në mënyrë që Marku të jetë gati për të udhëtuar me skuadrën në Austri paraditen e ë mërkurës.
Por, përpos Herlad Markut, drejtuesit e klubit si dhe stafi teknik janë në pritje të marrëveshjes edhe me sulmuesin e dalë nga Akademia e Shkëndijës së Tetovës, Shefit Shefiti, futbollist ky që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Rabotnickit po në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ku arriti të shënoi 6 gola në 28 ndeshje ku ndër to, 19 i ka luajtur si titullar.