Egnatia ka zyrtarizuar firmën për një sezon me Fernando Medeiros. 26 vjeçari brazilian luan në mesin e fushës në rolin e shkatërruesit, teksa është një blerje e zgjuar e klubit nga Rrogozhina.
I dalë nga moshat e Santos, Medeiros ka luajtur edhe me ekipin e parë të vendlindjes, teksa pjesë e CV së tij është edhe Botafogo, Bahia apo Vila Nova, para eksperiencës në Portugali me Portimonese.
Pas firmës me disa emra të njohur në elitë, tanimë Egnatia merr një tjetër lojtar me peshë, teksa të besuarit e Edlir Tetovës janë në fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me mesfushorin 26 vjeçar i cili vjen nga Brazili. Fernando Medeiros do të jetë pjesë e klubit tonë për sezonin 2022-2023.
CV Emri: Fernando
Mbiemri: Medeiros
Kombesia: Brazil
Ditelindja: 10/02/1996
Karriera: Santos, Botafogo, Vila Nova, Audax, EC Bahia, Portimonense”, njofton klubi.