Monday, November 25, 2024

(Video) Klubi Vllaznia nuk e konfirmon, por Esat Mala prezantohet me kuqeblutë në stërvitje

Lexo

Esat Mala është futbollisti më i ri i kuqebluve. Ndonëse KF Vllaznisë nuk e konfirmon zyrtarisht, një gjë e tillë duhet thënë se është e përfunduar.

Për këtë, mjafton të shikohet kjo video e shkurtër e realizuar në seancën e paradites së enjte në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, aty ku dallohet qartë që Esat Mala i veshur me uniformën e Vllaznisë  futet në tunelin e kuqebluve, një ritual ky që kryehet sa në rastet festive të skuadrës duke marrë shuplakat përkëdhelëse në kokën e tij.

Situata ka avancuar aq shpejt, sa brenda dy ditësh, si rezultat i një mirëkuptimi të drejtuesve të Vllaznisë me futbollistin dhe agjentin e tij, kanë bërë që marrëveshja të arrihet në çast.

Për ish futbollistin e Partizanit, me të cilin mbylli sezonin e kaluar, kjo periudhë merkatoje verore e shoqëroi me kontakte të shumta të klubeve, brenda dhe jashtë vendit.

Sa i takon kampionatit shqiptar, për Esat Malen kishin shfaqur interes Kukësi ku tekniku Skënder Gega e preferonte ta kishte në skuadër. Por, nga ana tjetër, edhe Partizani që ia njohin mirë vlerat e tij kanë qënë në bisedime të vazhdueshme me ish futbollistin e tyre.

Ndërkohë, jashtë Shqipërie, Turqia ishte pista kryesore ku ai kaloi ditë të shumta duke patur bisedime me disa prej klubeve me emër në kampionatin turk, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet.

Mesjava e gjeti Esat Malën në qytetin e Pogradecit, ku ndoqi prej së afërmi miqësoren, Vllaznia-Dinamo të luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Më herët, agjenti i tij kishte pasur kontakte me drejtuesit e klubit Vllaznia, presidentin Alban Xhaferi dhe sekretarin e përgjithshëm Blendi Dibra, të cilët duke qënë të pranishëm në këtë miqësore, menjëherë pas ndeshjen konsumuan një kafe me Esat Malën dhe agjentin e itj.

Vetëm pak fjalë mes palëve, dhe Mala është “dorëzuar” duke i thënë menjëherë “po”, Vllaznisë, ku siç është shprehur vetë ai, jo vetem kushtet dhe oferta financiare joshëse, por edhe tradita, reputacioni dhe projekti tejet ambicioz që Vllaznia ka për të fituar titullin e sivjetëm, kanë vendosur në këtë rast.

Ndonëse zyrtarisht KF Vllaznia nuk e konfirmon blerjen e futbollistit duke bërë me dije se është duke u marrë me proçesin e dokumentacionit të futbollistit, Esat Mala është prezantuar me skuadrën.

Kjo ka ndodhur paraditen e sotme në seancën stërvitore të kuqebluve, e vetmja në këtë ditë të enjte si një ditë pas ndeshjes miqësore. Pas një bisede të ngrohtë dhe urimit të mirëseardhjes në gjirin e kuqebluve nga ana e drejtuesve, ashtu si edhe për futbollistët e tjerë të rinj është bërë rituali i zakonshëm me parakalimin në tunel të Esat Malës duke marrë përplasjet e shuplave të kolegëve kuqeblu. Moment ky që është fiksuar edhe në videon e shkurtër që shoqëron shkrimin.

Pasi të enjten ka zhvilluar kryesisht një seancë individuale nën mbikqyrjen e përgatitësit atletik, bullgarit Mihail Tzokov, nesër, Esat Mala do të vijojë normalisht përgatitjet me Vllazninë. Ndërkohë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë si duhet në lidhje me dokumentacionin personal, me të gjitha gjasat, të dielen, në miqësoren që do të luhet ndaj Skënderbeut, Mala do të jetë në fushën e lojës me uniformën kuqeblu.

(Video-Prezantimi i Esat Malës me Vllazninë në stërvitje)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img