Saturday, May 18, 2024

(Intervista) Damian Bekteshi, trajneri debutues që i riktheu emocionet pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

Lexo

Damian Bekteshi, është ai që i riktheu emocionet pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ndonëse po investohej jo pak duke sjellë në Shkodër basketbollistë amerikanë, por edhe trajnerë me emër nga Amerika dhe Europa, për hirë të së vertetes, Vllaznia në basketboll për meshkuj, jo vetëm që nuk ishte pretendente, por rrezikoi seriozisht rënien nga kategoria.

Pikërisht, në këtë moment, ndërhyrja e presidences duke komanduar në krye të skuadrës Damian Bekteshi, solli ndryshimin e duhur. Detyra ishte e vështirë, sepse nga kontigjent i skuadrës si basketbollist dhe kapiten skuadre, të kalosh brenda 24 orëve në rolin e trajnerit, por Domja, siç e thërrasin shokët e ekipit si dhe tifozët, ia doli mbanë.

Themi kështu, sepse brenda një kohe të shkurtër, nga një skuadër për mbijetese e shndërroi Vllazninë në pretendente kryesore për titull. Më shumë se askush tjetër një situatë të tillë e përjetoi me shumë emocione edhe tifozëia shkodrane, e cila nuk nguroi ta mbushte pallatin e sportit “Qazim Dervishi” tej kapacitetit të tij.  

Po, çfar po bëhet aktualisht me Vllazninë e koshit të sezonit të ri sportiv? Për riorganizimin e skuadrës, largimet dhe afrimet, pozicionin e vetë Bekteshit në vazhdimësi, ndiqni biseden e realizuar me vete Damian Bekteshin.

Bekteshi, çfarë po bëhet me sezonin e ri për Vllazninë e basketbollit?

Kemi mbyllur një sezon me ulje dhe ngritje të mëdha, por me një fund tëbukur, jo aq të bukur sa ne e pritëm, por vend i dytë nuk është keq për arsye si shkuan ngjarjet. Tani jemi në fazën e përgatitjeve, të marrjeve të elementeve dhe formimittëekipit. Presim nga dita në ditë të nisim dhe stërvitjen.

Duhet ta pranojmë që pallatit të sportit “QazimDervishi” ia rikthyet emocionet me atë paraqitje pozitive sezonin e kaluar. Pikërisht grupi  juaj i basketbollit dhe performance juaj nërolin e trajnerit. Sa ka ndikuar kjo përvojë e re për ju direkt ku ju si pjesë e Vllaznisë sportist kaluat në drejtim të saj?

Të them të drejtën, e mora ekipin shumë shpejt, por me kalimin e ditëve m’u duk sikur kisha kohë që isha në drejtim të ekipit. Kisha një mbështetjetë madhe nga stafi dhe lojtarët që u treguan shumë profesionist, duke pasur parasysh që unë isha bashkëlojtarë me to. Edhe më parë kisha përgjegjësinë e kapitenit të ekipit, por kalimi në krye të ekipit ishte diçka më e madhe. E kam bërë një falenderim, por dëshiroj edhe një here t’i falenderoj lojarët për korrektësinë që kanë shfaqur dhe që morën drejtimet e mija pa fjalë. Besoj që edhe këtë vit do të bëjmë një punë të mirë. Do të jetë e vështirë sepse kemi pasur ikje të lojtarëve, por shpresoj që do të realizojmë 2-3 afrime dhe të shohim përgatitjen e ekipit.

Bekteshi, konkretisht, kush është larguar ngaskuadra?
Përpos amerikanëve që janë larguar direkt pas përfundimit të kampionatit, një largim që do të lejë boshllëk në skuadër është largimi i kapitenit Shestani. Ai ka vazhduar karrierën e tij në Mal të Zi dhe i urojshumë suksese në eksperiencën e tij të re, shpresoj që të bëjë më të mirën.

Ndërkohë, cilat janë planet për përforcime në skuadrën e këtij sezoni?

Jemi në bisedime, nuk kemi gjë konkrete akoma. Po bëjmë bisedimet tona me lojtarë vendas dhe të huaj. Presim nga moment në moment të marrim përgjigje dhe të .

Në krahasim me skuadrat e tjera të lojrave me dorë, basketbolli ka pasur mangësi në procesin stërvitor gjatë periudhës verore.

Është e vërtetë, nuk jemi stërvitur shumë, lojtarët kanë realizuarnjë stërvitje individuale dhe disa element të ekipit kanë qenë me Kombëtaren e moshave, si Veton Gjeçaj i cili u shpall kampion në divizionin C me U18. Gjithashtu edhe i riu Memçaj me U20. Pjesa tjetër janë stërvitur invidualisht duke pasur parasysh edh ekushtet e pallatit të sportit nëverë. Shpejt do vazhdojmë stervitjen gjithë bashkë.

Vetë Bekteshi, është gati që ta drejtojë përsëri Vllazninë këtësezon të ri sportiv?

Shpresoj të jemi gati. Jemi në bisedime me Shoqatën dhe me një ndihmë të tyre them qe do të bëjmë më të mirën që ta mbajmë Vllazninë aty ku e meriton.

SukseseBekteshi!

Faleminderit!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img