Armando Broja vazhdon të jetë në planet e Chelsea-t. Edhe pse për djaloshin e talentuar nga Malësia e Madhe ka pasur interesime të shumta nga disa klube, duket se klubi londinez nuk ka ndërmend ta lëshojë Brojen.
Dhe, për ta mbajtur pjesë të klubit blu, Presidenti i ri i Chelsea-t, Todd Bohli, po përpiqet të sjellë një frymë amerikane në klubin londinez. Sipas raportimeve, Chelsea do t’i ofrojë rinovimin e kontratave yjeve të rinj të ekipit që janë nën moshën 25 vjeç me marrëveshje afatgjatë dhe bëhet fjalë për kontrata 7-vjeçare. Mason Mount, Reece James dhe Armando Broja janë tre lojtarët të dalë nga Akademia e Chelsea-t, që do t’u rinovohet kontrata në këtë lloj forme.
Tuchel dhe presidenti i Chelsea-t e shohin 20-vjeçarin shqiptar pjesë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe të dy së bashku kanë vendosur që Broja të jetë pjesë e organikës së Chelsea-t për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë me Chelsean deri në vitin 2029. Gjithashtu me rinovimin e kontratës për Armandon Brojën do të ketë dhe rritje page.