Tuesday, October 28, 2025

Suksesi i Luiza Geges në Atletikë, kualifikimi i Vllaznisë dhe Hajvalisë nga Prishtina në futboll femra-Opinion nga Florent Hoxha(SHBA)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me të drejtë vëmendja është kthyer nga suksesi madhështor i kampiones dhe rekordmenes së Europës, atletes LUIZA GEGA, por na duhet të vëmë në pah edhe suksesin e disa sportisteve të tjera femra që po na nderojnë në arenën europiane.

Bëhet fjalë për Vllazninë e femrave që po e kthen në traditë kalimin në raundin e 32 ekipeve më të mira në Champions League. Në këtë edicion, vajzat e Vllaznisë mposhtën 1-0 ekipin sllovak Spartak Myjava.

Respekt për të gjitha vajzat duke nisur me portieren e Kombëtares, Viona Rexhepi, lojtaret e tjera po kuqezi si Luçie Gjini, Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Esmeralda Franja, Gresa Berisha, goleadorja Megi Doçi, vajzat nga Kosova Donjeta Halilaj e Jehona Shala (shënuese e golit ndaj ekipit sllovak), Edona Kryeziu e Rrezona Ramadani, vajzave amerikane Knox, Patterson dhe Cavanaugh dhe në fund, sigurisht trajnerit tepër të suksesshëm, Nikolin Leka.

Gëzimit të kualifikimit të Vllaznisë i shtohet edhe fitorja e bukur e Hajvalisë nga Prishtina që mposhti 7-0 moldavet e Anenii Noi ku natyrisht spikati me katër gola Fortesa Berisha. Shënuan edhe Fatlinda Ramaj, Feride Kastrati dhe mesfushorja e Kombëtares së Shqipërisë, Qëndresa Krasniqi. Trajner i Hajvalisë është Suad Keçi, një tjetër emër i njohur i futbollit.

Florent Hoxha-SHBA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

70 minuta me 10 lojtarë, Bylis mund në shtëpi Vorën 2-1, me golat e Ualison dhe Songo. Superiore-Java e 9-të

Bylis-Vora  2-1(Shënues: Ualison 22’, Songo 77’/Karrica 57’) Bylis:Vashu,Kane,Peralta,Përndreca,Adeduro,Malomo,Muktar,Marku,Përgjoni,Abazaj,Ualison Trajner:Mirel Josa Vora:Ruçi,Zuna,Repaj,Tabaku,Karrica,Kasalla,Bardhi,Vrapi,Dalipi,Shehi,Geci Trajner:Arjan Bellai Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Jetmir Podgorica,Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Orlando Kuka(Tiranë) Avar:Enea...
- Advertisement -spot_img