Turi i parë do të zhvillohet të mërkurën e datës 7 tetor, me 16 përballje të programuara për të nisur në orën 13:30.
Në fushë do të zbresin skuadra nga kategori të ndryshme, të cilat do të kërkojnë kalimin në turin pasardhës.
Bylis do të pres Albpetrolin, ndërsa Flamurtari do të përballet me Gramshin.
Laçi do të ketë përballë Këlcyrën, kurse Skënderbeu do të luajë ndaj Naftëtarit.
Pogradeci do të presë Delvinën, Iliria do të sfidojë Veleçikun ndërsa Besa do të përballet me Devollin.
Kastrioti do të luaj ndaj Luzit 2008, ndërsa Burreli do të ketë përballë Eagle.
Në duelet e tjera Korabi do të pres Tërbunin, Luftëtari do të përballet me Tomorin ndërsa Kukësi do të luajë ndaj Erzenit.
Apolonia do të sfidojë Maliqin, Lushnja do të pres Shirokën, Oriku do të përballet me Butrintin ndërsa Besëlidhja do të luaj ndaj Sopotit.
Një program i ngjeshur me plot 16 ndeshje ku çdo skuadër do të kërkoj të shmangë surprizat dhe të siguroj vazhdimësinë në turin tjetër.
Fatos LAMAJ


