Friday, December 27, 2024

Prag kampionati Abissnet Superiore U-21. Partizani-Vllaznia që në javën e parë në stadiumin e ri të të kuqve. Njihuni me kalendarin sezonal dhe ekipet pjesëmarrëse

Lexo

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit hodhi këtë të mërkurë shortin për sezonin e ri të kampionatit të Kategorisë Superiore për grupmoshën U-21.

Shorti u drejtua nga specialisti i garave në FSHF, Erald Shera, teksa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion, të cilët u njohën me kalendarin e plotë të këtij edicioni.

Komiteti Ekzekutiv, në mbledhjen e 29 qershorit miratoi të gjitha datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për këtë edicion futbollistik. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, sezoni për ekipet 21-vjeçare do të nisë më 7 shtator dhe pritet të përfundojë më 10 maj të vitit 2023.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 10 ekipe e më konkretisht KF Vllaznia, FK Dinamo, KF Tirana, FK Kukësi, KF Partizani, KF Bylis, KF Teuta, KF Egnatia, FK Apolonia, KF Korabi.

Kalendari për 21 vjeçarët  ka fiksuar që në javën e parë duelin simpatik, Partizani-Vllaznia, takim që do të luhet me 7 shtator në stadiumin e ri të FK Partizani duke filluar nga ora 15:00.

Kampionati i Kategorisë Superiore për këtë grupmoshë do të zgjasë 27 javë dhe do të jetë i ndarë me tre faza, ku në fazën e tretë do të aplikohet përgjysmimi i pikëve në klasifikim, pas përfundimit të dy fazave të para.

Kalendari i plotë i Abissnet Superiore U-21 për sezonin 2022-2023:

Kalendari Abissnet Superiore U-21 2022-2023

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img