FK Zupa – KF Shkodra 2-4(Shënues: Erjon Vajushi 2, Omar Gucija 2)
Ka filluar sot në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, Turneu Ndërkomëbëtar “Podgorica Trophy 2022”. Një aktivitet ku merr pjesës edhe KF. Shkodra me ekipin U-13 që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi. 13 vjeçarët shkodranë luajnë në grupin D së bashku me ekipin e Buduçnostit, Stari Aerodrom, Novi Pazar dhe FK Zupa.
Në grupet e tjera, luajnë ekipe të tilla të njohura, si Partizan, Sarajevo, Com, Danilovgrag, Akademija Ulqinj, etj.
Në bazë të kalendarit, ndeshja e parë e KF Shkodra ishte e planifikuar të luhej paraditen e sotme me Budućnostin e Podgorices por për arsy të kushteve të motit nuk u luajtë, dhe për këtë u shty për ditën e nesërme.
Ndërkohë, në orët e pasdites, sipas kalendarit të miratuar nga organizatorët është luajtur ndeshja e dytë e KF Shkodra duke pasur përballë ekipin Źupa Nikśić.
Ndeshja në fjalë u zhvillua shumë luftarake, ku vendasit e skuadrës malazeze Zupa kërkonin ta fitonin patjetër këtë ballafaqim, por loja shumë e irë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi bëri që KF Shkodra ta fitojë këtë ndeshje me rezultatin 2-4.
Për KF Shkodra, autorë të golave ishin Erjon Vajushi dhe Omar Gucija, të cilët shënuan nga dy gola në këtë ndeshje.
Nga sa bëhet e ditur, ndeshja e planifikuar për sot, Buduçnost-KF Shkodra do të luihet ditën e shtunë, ku skuadra e drejtuar nga Rudi Piraniqi ka në objektiv fitoren dhe avancimin e kuafikimit në grup.