Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë U-16 do të konkurojë pas pak ditësh në Kampionatin Europian të moshave që zhvillohet në Itali. Pjesë e këtij Europiani janë edhe dy boksierët shkodranë, Tonin Prela dhe Pashuk Gjoni të cilët stërviten nga trajnerët e tyre, vëllezërit Klaudio dhe Emiliano Çekini.
Ndërsa po konsumojnë ditët e fundit përgatitore në palestren e boksit Vllaznia, trajneri Emiliano Çekini vlerëson dy boksierët në fjalë, të cilët janë kampionë në peshat e tyre.
Në katër vite karrierë sportive në ekipin e Vllaznisë, Tonin Prela është shpallur dy herë kampion i Shqipërisënë peshën e tij, ndërkohë që është shpallur edhe boksieri më i mirë i vendit. Ndërkohë, kolegu i tij Pashuk Gjoni, në një 3 vite që aktivizohet me Vllazninë, ka fituar një titull kampion në peshën e tij.
Sipas trajneri Çekini, falë nivelit që disponojnë boksierët shkodranë, Prela dhe Gjoni, ato kanë pretendime serioze për të fituar medalje. Por, ajo që shqetëson trajnerin dhe stafin në tërësi ka të bëjë me vështirësitë financiare që shoqërojnë ekipin e Vllaznisë të moshave në boks, ku konkretisht katër boksierët kuqezi dhe trajnerët e tyre do të udhëtojnë drejt Italisë me financat e tyre personale.
(Video) Vllaznia U-16 në stërvitje për Kampionatin Europian të Boksit për të rinj