Tuesday, November 26, 2024

Nis në “Niko Dovana” sfida, Teuta-Vllaznia

Lexo

Që prej orës 17:45 të pasdites së sotme, ka nisur në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, sfida Teuta-Vllaznia, takim ky i vlefshëm për javën e gjashtë të kategorisë Abissnet Superiore.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhë më herët, teknikët e skuadrave kundërshtare kanë hedhur në fushë ato futbollistë, të cilët kishin projektuar që një ditë më parë, trajnerët kundërshtarë, Bledi Shkëmbi dhe Mirel Josa.

Teuta: Qirko, Kuros, A. Marku, Idrizaj, Kotobelli, Karabeci, E. Vila, Beqja, L. Vila, Oshafi, Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Mala, H. Marku, Heriç, Hoxhaj.
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

Për t’u theksuar është se ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, skuadrën kuqeblu e mbështet një grup tifozësh, mes të cilëve spikasin ato të grupit “Vllaznit Ultras”.

Teuta vendase mban vendin e parafundit në renditje me 3 pikë, ndërkohë që Vllaznia është e treta me 9 pikë. Pamvarësisht pozitave në tabelë, të dyja skuadrat kanë objektiv fitoren tre pikëshe, dhe kjo e bën edhe më të bukur sfidën në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img