Friday, March 29, 2024

Broja, titullar te Chelse. Tekniku Potter, preferon shqiptarin, me të cilin ka plane afatgjata

Lexo

Ardhja e trajnerit të ri Graham Potter në drejtimin e Chelseat, ka shënuar një klimë krejt tjetër për Armando Brojën. Realisht, falë vlerave që disponon shqiptari, vemendja ka qënë edhe nga stafi tjetër, por trajneri i ri ka ide, plane dhe objektiva krejt tjera me Brojën. Në të tilla kushte, shqiptari me origjinë nga Malësia e Madhe është krejt afër fitimit të një vendi titullari në formacion.

21-vjeçari i ka bërë një përshtypje të madhe në stërvitje dhe Potter mund ta vendosë atë në 11-shen fillestare, pavarësisht pranisë së Aubameyang. Sipas shtypit britanik, Potter ishte impresionuar për potencialin dhe aftësinë e Brojës për t’u përshtatur në sistemin e tij të lojës. Ndaj pritet që Broja ta nisë lojën në formacionin kryesor duke filluar nga ndeshja kundër Crystal Palace.

Dëshira e dukshme e Potterit për t’i dhënë Brojës mundësinë për të shkëlqyer mund të jetë një lajm i keq për Milanin, i cili shpresonte të nënshkruante me sulmuesin shqiptar në verën e ardhshme. Klubi kuqezi ka deklaruar se ka në plan të sjellë një sulmues të ri përpara sezonit 2023-24 dhe Broja ka qenë zgjedhja e tyre e preferuar. Duket se sulmuesi i kombëtares shqiptare përshtatet në mënyrë të përkryer me filozofinë e futbollit të Milanit duke pasur parasysh cilësitë e tij teknike dhe strukturën fizike. Drejtuesit e Milanit shpresojnë që Chelsea të pranojë një ofertë prej rreth 27 milionë paundësh për Brojën.

Vetë futbollisti shqiptar ka pranuar se nuk ndjen asnjë presion për t’u bërë pjesë e ekipit të parë të Chelseat. Ai ka për detyrë vetëm të stërvitet dhe të jetë i gatshëm për skuadrën. Broja deri tani ka luajtur gjashtë herë si zëvendësues në të gjitha ndeshjet e bluve, në këtë sezon, duke grumbulluar në total vetëm 124 minuta.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img