Ballafaqimi i sotëm, Teuta-Vllaznia ishte një duel ku të dyja skuadrat kërkonin fitoren. Ndeshja në fakt u luajt e dyluftuar nga fillimi deri në fund, por në mbyllje, vetëm barazim 0-0 duke bërë që secila skuadër të marrë nga një pikë.
Në prononcimin e dhënë për Over Sport, tekniku i Teutës, Bledi Shkëmbi shpreh keqardhje që nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë kur i referohet rastit të shkodranit të durrsakëve, Hebaj me atë gjuajtje spektakël me kokë, të cilën e grushtoi Zogoviç. “Na vjen keq, në pjesën e parë kishim momentin tonë për të shënuar. Sot kishim më shumë grind. Ekipi ishte në ekuilibër. Siç e thatë ju mungon goli, mungojnë pikët. Ndoshta dhe nga jo eksperienca nuk arritëm të shënonim. Menduam se duhet të kishim më lojtarë te zona. Duke parë që pjesa e parë shkoi mirë, nga mënyra si luajtëm mendoj se bëmë mirë. Dëshira ime është të luaj me dy sulmues. Kanë të bëjnë shumë dhe lojtarët që kemi të gatshëm. Nuk janë në maksimumin e tyre. Në çdo ndeshje do të shohim mundësitë fizike, më pas do të vendosim si do të luajmë.
Në pjesën e parë dyshja më pëlqeu. Në këto momente nuk do të doja të humbja pikë. Edhe sikur të luajmë keq, na duhen pikët. E dimë sa të rëndësishme janë ato. Unë jam i kënaqur nga ajo që po japin lojtarët në stërvitje. Bëmë një pjesë të parë të mirë. Te kundërshtari fituam në 35 minuta çdo top të kthyer. Mendoj se duhet të bënim më mirë për sa i përket finalizimit. Disa lojtarë vuajtën gjendjen fizike. Unë dua të uroj Vllazninë. Terapinë psikologjike e bën kur je më i qetë. Lojtarët vetë janë ata që e nxjerrin ekipin nga kjo situatë.
Mendoj se kjo skuadër ka lojtarë të mirë, me goxha eksperiencë. Mendoj se kam bërë mjaft mirë, me mundësitë që kam pasur. Dua që të kemi qarkullimin e topin. Dëshira tjetër gjë, mundësitë tjetër gjë. në këto momente na duhet vetëm të shënojmë dhe të marrim pikë”, theksoi njëshi i pankinës durrsake, Bledi Shkëmbi.